1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit nga Shqipëria

Arben Muka13 Dhjetor 2003
https://p.dw.com/p/As3Y
"Rama, Nano e Meidani, kandidate zyrtare" shkruan me shronja të medha ne faqen e aktualitetit SHEKULLI. "Edi Rama, Fatos Nano dhe Rexhep Meidani do te shpalosin sot para delegateve socialiste platformat e programet e tyre per drejtimin e PS per kater vitet e ardhshem. Pas disa veshtiresive te hasura nga Edi Rama per mbledhjen e e 57 firmave, pa te cilat nuk mund te kandidosh, dje pasdite kryebashkiaku i Tiranes, kryeministri dhe kreu aktual i PS, si dhe ish presidenti Meidani dorezuan prane perfaqesise se Kongresit listat me firmat e delegateve, te cilet mbeshtesin kandidimin e tyre." Sipas burimeve te kesaj gazete Nano ka mbledhur 113 firma, Rama 60 dhe Meidani 59. Per Nanon kane firmosur Dokle, Malaj, Meksi etj., ndersa per Meidanin Agolli, Meta, Zela e Edi Rama. Dy rivalet e Nanos kane shkembyer edhe firmat me njeri-tjetrin duke treguar ne menyre simbolike mbeshtetjen per njeri-tjetrin.” “Kongresi pa zgjidhje” eshte titulli i nje komenti qe boton sot ne faqen e pare KORRIERI, ku mes te tjerave shkruhet: “Nje gje u duk thuajse qarte ne diten e pare te tij dhe nje tjeter paqartesi mbeti pezull per diten e sotme dhe ne vazhdim. E para, ashtu sic pritej dhe qe paralajmeruar, kryetari aktual dhe kryeministri Fatos Nano duket se ka avantazh te ndjeshem dhe evident ndaj dy sfidanteve te tij, ish presidentit Rexhep Meidani dhe kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama. E dyta, per here te pare ne PS zerat kunder kane filluar te kontestohen apo te mbyten nga thirrje te emrit te kryetarit, sic ka ndodhur rendom ne 12 vitet e fundit ne PD. Duke i bashkuar keto konstatime, pyetja e pare dhe me normale qe mund te vije ndermend eshte: cila do te jete e ardhmja e PS-se? A do te shnderrohet fitimtari Nano ne nje kryetar autoritar, i ashper, qe nuk lejon, apo ndeshkon mendimin kunder? Akoma me shume, a do te provokoje rizgjedhja e tij, mesa duket pa shume kontestime, acarimin e grupit “anti”? A do te shtyje ku acarim grupin deri ne ate pike sa te vijoje bllokimin e qeverise, duke humbur mbase, edhe te drejten e vijimesise ne grupin parlamentar te PS?” Nderkohe TEMA ne editorialin me titull “Mendimi ndryshe dhe votimi ndryshe”, mes te tjerave shkruan: “Teoria e mendimit ndryshe e ngritur dje ne piedestal nga delegatet antiNano eshte nje fenomen parademokratik per partite ne pluralizem. Akoma me qesharake dukeshin ata qe nuk donin te merrnin pozicion ndaj ketij debati, te cilet kane teorine se duhet menduar ndryshe, por duhet votuar njesoj. Te dyja keto debate jane shterpe. Ne nje parti politike ne pluralizem veprohet me nje ekip, me nje platforme dhe me nje ide. Kush i iken kesaj praktike nuk mund te menazhoje nje parti. Ata qe kerkojne mendimin ndryshe ne PS ne te vertete jane jashte kohe. PS nuk ka hyre ne krize kur eshte menduar ndryshe, por kur eshte votuar ndryshe. Kjo krize ka filluar ne fund te vitit 2001, kur Fatos Nano rrezoi ndryshimet ne kabinetin e zotit Meta duke votuar ndryshe dhe vazhdoi me zotin Meta dhe grupin e tij para dy muajsh.” Ne komentin me titull “Juda socialiste”, KOHA JONE, shkruan: Kush nuk guxonte dje te therriste: “Rrofte Fatos Nano” ishte i denuar me fershellima. Lincimi verbal i rivaleve te kryetarit u zhvillua pa droje dhe ne prani te te gjitheve. Sedra e perkedhelur e kryeministrit e miratoi kete performance, jo rralle dhe me durtrokitje. Dhe ishte e qarte se xhelatet me te pakursyer kunder antiNanove nuk e kishin asfare mendjen tek diskutimet dhe paraqitjet e projekteve te programeve.