1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë

5 Tetor 2004

Turqia dhe çështja e antarësimit të saj në BE, gjendja në Irak, kriza në Lindjen e Mesme dhe politika e reformave të qeverisë së Gerhard Shrëderit janë disa nga temat e komenteve në shtypin e sotëm të Gjermanisë.

https://p.dw.com/p/AryI

Në gazetën "Westdeutsche Zeitung" që del në Dyseldorf lidhur me çeshtjen e antarësimit të Turqisë në BE lexojmë: "Në Turqi nuk ka më tortura sistematike, shkruhet në mënyrë diplomatike në raportin e BE-së. Mirë e bukur, dhe së shpejti në të do të fsihet edhe formulimi tortura jo sistematike. Por anatërsimi në BE nuk do të thotë vetëm mirëqenie dhe zemërgjerësi. Antarësimi presupozon edhe gatishmërinë për të zbatuar në vend të gjithë arsenalin e vlerave evropiane duke i dorëzuar Brukselit edhe kompetenca kombëtare. Eshtë e dyshimtë, nëse qeveria turke është vërtetë e gatshme ta bëjë këtë. Ankaraja zyrtare duhet të kuptojë, se nuk është BE-ja që do të hyjë në Turqi, por Turqia që do të antarësohet në BE."

Gazeta e Mynihut "Abendzeitung" të njëjtën temë e komenton:
"Sado të mëdha të jenë rezervat ndaj Turqisë ato kanë një dobësi të madhe, sepse duan të parashtrojnë një alternativë që nuk egziston. Turqia ka kohë që është në rrugën drejt BE-së. Realiasht që një "JO" ndaj saj është tashmë e paimagjinueshme. Turqit jetojnë e punojnë këtu dhe ndërlidhjet ekonomike e sociale janë të pazgjidhshme. Kjo quhet globalizim, e ky është një proces i pandlashëm. Ndaj është e arësyeshme që Turqia të afrohet në këtë organizëm që përfaqëosn vlerat e Evropës. Eshtë sidoqoftë më mirë, se sa 90 milionë turq të zhgënjyer t´i lësh në duart e një islamizmi radikal."

Koalicioni në Irak po copëzohet, kështu e titullon komentin e saj gazeta "Die Welt" pas lajmeve se Italia dhe Polonia po mendonen të tërheqin trupat nga Iraku: "Dy nga partnerët e rëndësishëm të koalicionit gjatë dy tri ditëve të fundit kanë lënë të kuptohet, se do të japin afat për tërheqjen e trupave. Italia ndoshta do ta tërheqë kontigjentin e saj pas zgjedhjeve të janarit në Irak, ndërsa Polonia në fund të vitit 2005. Në Australi pritet rezultati i zgjedhjeve të 9 tetorit për të marrë vendimin, nëse do të qëndrojë më ose jo në Irak kontigjenti australian i përbërë nga 850 ushtarë. Nëse do të fitojë opozita e majtë, australianët do të tërhiqen shumë shpejt. Nëse tërhiqen këto tri kontigjente koalicioni do të përbëhej vetëm nga SHBA dhe Britania e Madhe, sepse kontigjenti i sapo mbërritur nga Japonia me 2400 ushtarë dhe disa njësi të partnerëve të tjerë të vegjël nuk kanë ndonjë peshë."

Për krizën në Lindjen e Mesme gazeta "Märkische Oderzeitung" shkruan: "Ndërsa në Prill të vitit 2003 i ashtuquajturi kuarteti i Lindjes së Mesme paraqiti planin për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, nisi të lindë ngadalë edhe pak shpresë. Ndërkaq ajo është mbytur plotësisht. Plani i pagëzuar si "road map" ka marrë fund. Kuarteti i Lindjes së Mesme, i përbërë nga SHBA, BE, Rusia dhe OKB-ja, ende nuk e ka pranuar këtë. Sharon në fakt do të arrijë tërheqjen nga Rripi i Gazës, gjë që prek 21 vendbanime të kolonëve hebrej. Por partia e tij Likud ngurron ta pasojë atë, qeveria është e përcarë dhe 7.500 banorët e prekur kanë deklaruar se do të ushtrojnë rezistencë militante kundër largimit. Aktualisht ushtria izraelite u është kundërvënë grupeve radikale palesitneze në Rripin e Gazës, për të thyer cdo rezistencë të tyre përpara tërheqjes. Nëse nuk arrihet kjo, atëherë edhe 7.500 kolonët do të mbeten aty ku janë."

Kalojmë tani në një temë të politikës së brendëshme në Gjermani. Do të vecojmë komente lidhur me reformat e qeverisë së kancelarit Gerhard Shrëder. Në të përditshmen "Wetzlarer Neue Zeitung" lexojmë: "Nëse është e vërtetë, që politika e reformave të qeverisë Shrëder udhëheq në drejtimin e duhur, atëherë në luftën elektorale të vitit 2006 do të shtrohet pyetja: duhet të ndiqet kursi i reformave në të njëjtën dozë, apo mos vallë ai duhet të intensifikohet? Në një situatë të tillë kryetarres së opozitës Merkel s´i mbetet gjë tjetër vecse të krijojë imazhin e një reformatoreje të vendosur - aq më shumë që kristjandemokratët e saj kanë një lidhje solide me liberalët e predispozuar për reformat."

Gazeta "Financial Times Deutschland" boton një analizë lidhur me problemet financiare në Gjermani dhe kursin e reformave të nisur nga socialdemokratët dhe ekologjistët: "Eshtë e qartë që ekonomia e Gjermanisë nuk është në gjendje të mirë. Ppaunësia është në rritje, ndonëse biznesi i eksporteve i ka dhënë disa impulse koniukturës, ekonomia e brendëshme është përtokë. Qeveria nuk mund të japë më shumë se sa shpresë për zhvillimin. Në një sfond të tillë vazhdon të analizojë më tej "Financial Times Deutschland", me aprovimin e reformave Gjermania është në rrugë të mbarë. Ato nuk mund të garantojnë një hop të shpejtë koniuktural ndaj nuk ka arësye për vetëkënaqësi. Por një gjë është e qartë, se Gjermania e re nuk mund të ndalet më."