1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë

26 Maj 2004
https://p.dw.com/p/As0J

Pas debateve që zgjatën me vite të tëra në Gjermani qeveria dhe opozita ranë parimisht dakord për ligjin e ri të migracionit. Kjo është temë qendrore e komenteve të shtypit të sotëm lidhur me politikën e brendëshme. Rubrikat e politikës së jashtme kanë sot në fokus fjalimin e presidentit amerikan Xhorxh Bush lidhur me Irakun. Sa i përket Ballkanit temë e komentuar është dorëheqja e parakohshme e shefit të UNMIK-ut në Kosovë, Harri Holekri.

Fillimisht lidhur me temën e migracionit në Gjermani, shkepusim një citat nga komenti i gazetës "Lybereker Nahrihten":

"Më në fund! Grinja e stërzgjatur për një ligj migracioni mori fund. Koha nuk priste më. Partitë nga ky debat po rezikonin të humbisnin kredibilitetin tek qytetarët. Kancelari Shrëder ia arriti që në castet e fundit t´i qetësojë gjakrat duke paraqitur një paketë kompromisi."

E përditshmja "Leipciger Volkszeitung" mbi të njëjtën temë ia dedikon opozitës meritën për arrijen e kompromisit duke komentuar:

"Arësyes iu dha një shans. Nëse deri në fund të qershorit do të kemi një ligj modern pë rmigracionin, atëherë kjo nuk ëhstë vetëm meritë e Shrëderit. Një hap të madh për këtë kanë bërë padyshim krerët e partisë opozitare Merkel dhe Shtoiber. Të dy këta hoqën dorë nga një temë emocionale e luftës elektorale. Kjo i shton pikët opozitës."

Vecojmë edhe komentin e "Deutsche Welle-s" mbi temën e ligjit të migracionit:

"Krerët e partive të mazhorancës dhe opozitës të mbledhur në kabinetin e kancelarit janë influencuar ndoshta edhe nga fjalimi i kthjellët i presidentit të ri Horst Këler menjëherë pas zgjedhjes së tij nga asambleja federale. Këler u bëri thirrje politikanëve që të gjejnë zgjidhje dhe kompromise dhe ta clirojnë vendin nga ngërci që e ka zënë. Vetëm dy ditë pas këtij fjalimi Merkel dhe Shtoiber ranë dakord me kancelarin për hartimin e një koncepti të përbashkët mbi ligjin e migracionit. Por një fund i mirë do të thotë, se gjithcka u bë mirë? Jo nuk është krejtësisht kështu", nënvizon komentatori i Deutsche Welle-s, duke argumentuar: "Rënia dakord midis palëve është një kompromis dhe kompromiset janë pjesë e pazarit politik. Prej kohësh ishte e qartë, se nuk do të mund të hidhej zari përfundimtar, që të kënaqte të gjithë në Gjermani, qoftë bosët e ekonomisë e të politikës, qoftë edhe të gjithë ata njerëz që jetojnë prej vitesh këtu me pasaporta të huaja dhe mezi presin ligjin e reformuar të migracionit. Por sidoqoftë kompromisi i arritur është më i mirë se sa dështimi".

Lidhur me fjalimin e presidentit amerikan mbi Irakun, e përditshmja "Shtutgarter Zeitung" shënon:

"Xhorxh Bush me deklaratat e tij ka lënë pa përgjigje cështjet më emergjente: ai nuk u shpjegoi amerikanëve as se kur do të kthehen ushtarët në shtëpitë e tyre dhe as se sa të tjerë do të vdesin në Irak. Bush nuk u shpjegoi irakianëve, se si do të bashkojë ai në qeverinë gjoja sovrane të tranzicionit kurdët, shiitët dhe sunitët. Presidenti la pa përgjigje edhe pyetjen, se si mund të jetë sovrane qeveria irakiane, në një kohë që trupat e huaja pushtuese në vend mund të bëjnë c´të duan e kur të duan."

Në mënyrë të ngjashme shprehet edhe komentatori i gazetës "Magdeburger Volksshtime":

"Duke skërmitur dhëmbët presidenti i SHBA, Xhorxh Bush i përmbahet me ngulm planit kohor për dorëzimin e pushtetit në Irak më 30 qershor. Mesazhi që duhet përcuar është: pavarësisht nga rezistenca dhe akuzat për tortura, trupat amerikane duhet ta përmbushin misionin e tyre mes Eufratit dhe Tigrit. Për këtë qëllim Bushi strategjinë e deritanishme në Irak e ka shitur së fundi me një ambalazh tjetër."

Lidhur me dorëheqjen e parakohsme të kreut të UNMIK-ut në Kosovë Harri Holkeri shkruhet sot ndër të tjera edhe në të përditshmen zvicerane "Neue Zürcher Zeitung" si dhe në gazetën gjermane "Frankfurter Allgeimene Zeitung"

Në të dy komentet theksohet, se një goditje të fortë prapaktheu në përpjekjet e UNMIK-ut shënuan padyshim trazirat e marsit. Njëzëri autorët e gazetave të sipërpërmendura nënvizojnë, se drejtuesi i UNMIK-ut nuk mundi ta marrë veten që pas valës së dhunës në mars... Pala serbe për këto trazira bëri fajtor kreun e UNMIK-ut, Harri Holkeri. Faktikisht që pas marsit duket se janë të dështuara tani për tani përpjekjet për integrimin e serbëve dhe të minoriteteve të tjera në një shoqëri multietnike në Kosovë. Frankfuter Allgemeine Zeitung nënvizon gjithashtu kritikat e shprehura në qarqet ndërkombëtare në adrëse të Holkerit, i cili është cilësuar si jo dinamik dhe që ka reaguar i pasigurtë ndaj ngjarjeve të marsit.