1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

14 Korrik 2004
https://p.dw.com/p/ArzP

"Sot , ne dy takime te njepasnjeshme ne Zyren Amerikane ne Prishtine, nen mbikqyrje te SHBA-ve dhe te BE-se, politikane shqiptare dhe serbe bisedojne per kthimin dhe decentralizimin". Me kete njoftim qelet numri i sotem i gazetes "Zeri" e cila ne komentin redaksional me titull "Ndarja e dyfisht e Kosoves" terheq verejtjen me konstatimin se " Procesi i zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves do te duhej ti shmangej patjeter dy rreziqeve te medha: Ndarjes se jashtme dhe te brendshme te Kosoves…Keto dy rreziqe qe bashkohen me pasojat e tyre perkojne me ndarjen e jashtme dhe te brendshme te Kosoves. Ndarja e jashtme tashme eshte e njohur dhe perkon me krijimin e kufijeve te rinj shteterore (dhe etnike) midis Kosoves dhe Serbise. Ndersa ndarja e brendshme lidhet pikerisht me krijimin e fare autonomive politike apo me organizimin politiko- territorial te komunitetit serb, model ky i cili nuk u aplikua askund ne rajon, pos ne rastin e Bosnjes, ku ky u zbatua per shkaqe te njohura (motive i ndaljes se luftes dhe respektimi i realitetit etnik)".
Gazeta konkludon se " Kosova eshte rast shume i qarte, zgjidhja e te cilit, ne ate dimensionin e statusit, nuk ka nevoje per nderlikime te medha, te cilat jo vetem qe do te medyshnin teresine territoriale te saj, por po ashtu, do te krijonin kunderthenie te rrezikshme midis pushtetit qendror dhe atij lokal".

"Koha Ditore" ndersa ne temen per zgjedhjet e tetorit 2004 veren se " Kosova pas zgjedhjeve te tetorit kerkon cilesi te reja politike, nje kulture e filozofi programore te prjektuar ne menyre konkrete ne fusha konkrete…Sidoqofte, subjektet e ardhshme politike konkurruese per kuvend te Kosoves duhet te ofrojne projekte konkrete per zgjidhjen e ceshtjeve kyce ne vend". Mirepo, komentatori i "Kohe Ditore" thekson se " …me perseritjen e politikes shterpe te deritashme nuk do te arrihet asgje pozitive drejt avancimit te proceseve te vendit ne pergjithesi".

"Bota Sot", duke trajtuar ceshtejn e decentralizimit ne Kosove shkruan se " Ndertimi i demokracise ne nje shtet, aq me teper ne nje shtet me nje shtrirje te tille hapesirore si Kosova, shikohet si mjaftueshmeri per realizimin e te gjithe shtetasve te saj te perkatesive te ndryshme shoqerore, natyrore apo etnike. Nje decentralizim antidemokratik, si ai qe synohet ne Kosove, i cili pasionet e tepruara te nje pakice te vogel, sic eshte ajo serbe, ua kundervene interesave jetike te nje shumice absolute, i ndemarre nen parulllat demagogjike te Kosoves multietnike apo demokracise multietnike, ne te vertet e varros demokracine dhe rikthen te kaluaren ne Kosove".

Shtypi i ketushem, ne faqet e para ve theksin edhe tek pozita e renduar sociale dhe ekonomike e popullsise se vendit. E perditeshmja "Pavaresia" ne faqen e pare shkruan se "Gjendja ekonomke ne Kosove po shton semundjet psikike", kurse "Epoka e Re" ne kryetitullin e madh hapes njofton se sot do te mbahet "Proteste e te gjithe punetoreve". Gazeta ne lidhje me kete citon kryetarin e Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Kosoves, Bahri Shabanin, te kete pohuar se "Protesta e 14 korrikut do te jete vetem paralajmerim per UNMiK-un dhe institucionet vendore".