1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj13 Korrik 2004

Analistët e shtypit të Kosovës shkruajnë se Ballkani ka nevojë që procesi i nisur të përmbyllet, që çështjet e hapura të zgjidhen, që njerëzit e rinj që vijnë në pushtet sikurse ky i Serbisë të sjellin politika të reja e jo t`i mbajnë në jetë politikat që kanë sjell aq shumë vuajtje

https://p.dw.com/p/ArzT

Duke njoftuar per takimin e ministrave te jashtem te Bashkimit Evropian mbajtur dje ne Bruksel, "Zeri" shkruan se "Propozimi austriak per Kosoven nuk arrin te terheqe vemendjen e vendeve te tjera te BE-se. Strukturat e larta te Keshillit te Ministrave te BE-se, nuk I kane kushtuar rendesi, propozim - dokumentit per Kosoven te bere nga Austria, dhe vendet e reja nga Evropa Juglindore. Eshte vleresuar se tete faqet e letres se ketyre vendeve nuk sjellin asgje te re, ne kursin e deritashem te BE-se dhe te bashkesise nderkombetare ndaj Kosoves". Gjithnje sipas "Zerit": " Brukseli dje ka kerkuar nga udheheqesite kosovare te " bashkepunojne ngushte" me shefin e ri te UNMIK-ut, Soren Jesen Petersenin, kurse Solana ka kritikuar Kuvendin e Kosoves per votimin e amandamenteve kushtetuese javen e kaluar".


"Koha Ditore" ndersa ne editorialin e numrit nenvizon se " Ballkani ka nevoje qe procesi I nisur te permbyllet, qe ceshtjet e hapura te zgjidhen, qe misionet nderkombetare ne Bosnje dhe Kosove te kryejne punen, qe njerezit e rinj qe vijne ne pushtet, sikurse ky i Serbise, te sjellin edhe politika te reja, e jo ti mbajne ne jete politikat qe kane sjelle aq shume vuajtje". Komentatori I "Kohes Ditore", duke aluduar ne presidentin e sapozgedhur te Serbise, thekson se " Kryetari i ri, duke vazhduar politiken e vjeter, thote se te gjithe jane njejte fajtore duke harruar, qellimisht, se gjysma e lidershipit me te larte te 15 vjeteve te kaluara ne shtetin qe ai tash udheheq ose gjenden ne Hage ose kerkohen nga Haga…Tadic, I preferuari I Perendimit shkoi edhe nje hap me larg ne nje interviste dhene gazetes " Financial Times", botuar te henen, me porosine qe kishte per BE-ne se Kosova nuk eshte e humbur per Serbine". Ne kontekst te intepretimeve te sipercituara, komentatori i "Kohes Ditore" thekson se : "Lufta duket se nuk ka perfunduar".

"Bota Sot" duke i hedhur nje veshtrim aspekteve te integrimit te Kosoves ne rrjedhat evropiane e boterore vec tjerash veren se "Eshte fatbardhesi qe shumica e shqiptareve e besojne pavaresine e Kosoves dhe e shohin te vetmen alternative per te ardhmen e shqiptareve ne sistemin e ri boteror dhe ne integrimet evropiane… Natyrisht asnje shqiptar me nje pale mend ne koke nuk beson se pavaresimi I Kosoves do te jete process I lehte, mirepo shumica jane te gatshem per kete maratone dhe shumica jane ta gatshem per sakrifica, sepse pa shtet e atdhe , ata jane te humbur".


"Kosova Sot" nderkaq, duke elaboruar ceshtjen e prezantimit te Kosoves para bashkesise nderkombetare, me tone kritike konkludon se " Menyra se si shumica shqiptare I prezantohet bashkesise nderkombetare vazhdon te jete e fragmentuarizuar, e shtruar kryesisht partiakisht. Institucionet nga ana e tyre vazhdojne te pasqyrojne here nje vartesi politike, here nje teresi kontradiktash dhe interesash te ngushta". Gazeta ve theksin ne vleresimin se " …mund te pohojme se pa formulimin e nje qendrimi te perbashket politik per te ardhmen e vendit, bashkesia nderkombetare nuk do te kete besimin e duhur tek faktori politik vendor. Ne kete menyre ende do te vazhdojme te vonohemi".