1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj11 Qershor 2004

Tema qendrore në shtypin e sotëm të Kosovës janë protesta e djeshme qytetare dhe çështja e privatizimit

https://p.dw.com/p/Arzy

Duke i hedhur nje veshtrim tubimit te djeshem te protestes qytetare ne Prishtine “Koha Ditore” nenvizon se “ Askush nga ne nuk duket se eshte i dashuruar ne 1244 –shin dhe ne UNMIK-un, por mbase kosovaret e kane edhe me lehte te percaktohen : ata jo vetem qe nuk kane nevoje ti besojne ndonje kosovari aventurier qe me pietet I therret te protestojne ndaj atyre qe ua kane mundesuar clirimin, por mbase e kane edhe me te lehte kur ne ate ane gjendet pikerisht Ministri i jashtem rus. Sidoqofte, bravo qytetare te Kosoves”, konkludon komentatori i “Kohes Ditore”. Gazeta e sipercituar ne
faqe e pare shkruan se “Lamsdorf ne Neë York merr Marie Fuscin si
keshilltare. Qeveria e tronditur nga paralajmerimet per suspendimin e privatizimit nga ana e OKB-se”.

Ndersa “Kosova Sot” ne editorialin me titull” Heshtja institucionale” veren se “ Disa perfaqesues te shoqerise civile kishin zgjedhur protesten si forme te shenimit te pervjetorit te peste te rezolutes 1244. Reagimi ishte krejtesisht demokratik nga disa qindra te rinj te frymezuar nga ndjenja e kundershtimit te statuskuose dhe politikes se UNMIK-ut. Por , nderkohe qe
perreth telave me gjemba qe ndajne seline qendrore te Misionit te OKB-se ne Prishtine, protestuesit hidhnin parulla te ndryshme kunde vazhdimesise se misionit nderkombetar, pak me larg jeta rridhte normalisht…”.

Shtypi i ketushem komenton fjalen e djeshme lamtumirese te Hari
Holkerit. “Zeri”, ne lidhje me kete thekson se “ Holkeri nuk eshte I pari, i cili pasi e hoqi barren e pergjegjesise formale, nisi te flase shume me hapur per telashet me te cilat eshte ballafaquar… Fjalia, e cila ne rastin e Holkerit I defton te gjitha lidhur me postin e tij eshte kjo : “ Nese procesi i privatizimit do te varej nga une, ai do te vazhdonte menjehere…”.

“Bota Sot” riaktualizon ceshtjen e reformimit te UNMIK-ut duke
konstatuar se “ Zhvillimet e fundit, vecanerisht largimi I tille i Zoterise Hari Holkeri, tregon se UNMIK-u nuk vetereformohet…. Te interesur te vertete per refomimin e UNMIK-ut mund te jemi pikerisht vetem ne. Prandaj per reformimin e Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK-ut, duhet te kembengulim ne”, apostrofon “Bota Sot”.

Nderkohe qe e perditeshmja “Pavaresia”, pyet “ A do te perseritet
vakumi ne kreun e UMNMIk-ut, sikur ndodhi pas shkuarjes se Steinerit”?

“Epoka e Re” pasi nenvizon se “ Holkeri nuk do tia preferonte nje
UNMIK ndonje vendi tjeter” me tej citon ate te kete deklaruar enkas per gazeten ne fjale se “ Situata ne Kosove eshte e vecante, ajo ka historine e vet dhe pikinesjet e veta”.