1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

3 Maj 2004
https://p.dw.com/p/As0i

"Perspektiva e zgjerimit te BE-se ne kete pjese te Evropes, do te duhej te ishte njeri prej argumenteve shtyse per zgjidhjen me te shpejte te ceshtjes se statusit te Kosoves. E panjohura e statusit te Kosoves pra, nuk eshte me gjendje e padurueshme vetem per ne, qytetaret e Kosoves, por edhe per te gjithe rajonin". Keshtu, konkludohet ne komentin redaksional te gazetes "Zeri" ne te cilin theksohet se " Respektimi i plote i te drejtave te pakicave eshte ceshtje qe nuk diskutohet fare nese e kemi ndermend te behemi pjese e Evropes se re". Gjithnje sipas gazetes se sipercituar" Te ne ne Kosove, jo rralle mund te lexohen a degjohen deklarata te refuzimit te BE-se, ne kontekstin e nje roli te ri, te cilin gati pashmangshem do ta kete Brukseli ne Kosove, ne periudhen e zbatimit te statusit final. BE-ja ka pasur rol te dores se pare ne rindertimin e Kosoves".

"Koha Ditore" ne veshtrimin me titull "Gjenerata e enderrimtareve evropiane", pasi pyet se " Si e perjetojne kosovaret dhe ballkanasit zgjerimin e Bashkimit Evropian", me tej nenvizon se " Ne ne Ballkan jemi ende larg afrimit te mirefillet me Evropen. Per kete gje duhet mbase edhe disa dekada. Perparesite ekonomike qe hapesira ne fjale i kishte para se te fillonin lufterat qe zagjaten me shume se dhjete vjet, jo vetem qe jane shkatrruar krejtesisht, por ne te nejten kohe ka humbur edhe shpresa qe nga keto shoqeri, te cilat jane ne ate qe njihet si transformim postnacionalist dhe postkomunist, do te kete levizje te shpejta dhe te frytshme per integrime serioze me strukturat evropiane", analizon "Koha Ditore".

Ne temen e te ardhmes evropiane per Kosoven, ne vijim citojme Havier Solanen i cili ne intervisten dhene te perditeshmes "Pavaresia" ka deklaruar se " E ardhmnja e Kosoves eshte ne Bashkimin Evropian". Solana ka pohuar se "Statusi i ardhshem i Kosoves do te percaktohet atehere kur do te krijohen kushtet per te filluar procesin, ne perputhje me Rezoluten 1244 te KS te OKB-se, Bashkesia nderkombetare e ka bere te qarte se mesi i vitit 2005 eshte mundesia e pare per ti vleresuar standardet dhe kushte, per ta krijuar" sic eshte shprehur Solana "nismen e diskutimeve per statusin e ardhshem".

"Kosova Sot" konsideron se " Rrethanat specifike te Kosoves, perdorimi i euros, prania nderkombetare, e favorizojne hyrjen e vendit tone ne BE edhe para disa vendeve te rajonit. Por, gjithcka do te varet nga perkrahja serioze e vendeve evropiane, nese do ta mbeshtesin fuqimisht progresin ne Kosove dhe hyrjen e saj ne familjen evropiane".

"Bota Sot", duke iu referuar mbledhjes se fundit te KS te OKB-se ku u diskutua edhe per Kosoven, nder te tjera komenton se" Gjithsesi veprimi i Keshillit te Sigurimit i diteve te fundit eshte rezultat i diplomacies se Kosoves, por edhe i zhvillimeve te vrullshme ne terrenin e ketij vendi… faktoret e Kosoves e kane pershendetur veprimin e Keshillit te Sigurimit, veprimin qe tregon optiken realiste te institucionit me te larte te bashkesise nderkombetare qe ndjek ne menyre te perditeshme zhvillimet boterore".

"Epoka e Re" ne rubriken politike shkruan se " Keshilli i Sigurimit paralajmeron nderrim te kursit politik ne Kosove".