1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

2 Maj 2004
https://p.dw.com/p/As0j

Duke shtruar temen e integrimeve evropiane te Kosoves, "Bota Sot" ne nje mga kryetitujt qendror te faqes se pare pyet " Kur do ti plotesoje Kosova kushtet per te hyre ne Bashkimin Evropian"? Gazeta nenvizon se ' edhe ne agjenden e synimeve te perfaqesuesve te Kosoves jane dy ceshtje themelore: "Pavaresia e Kosoves dhe hyrja ne Bashkimin Evropian. Por, inkuadrimi i Kosoves ne BE eshte esencial dhe shume i rendesishem per mjaft arsye, sic jane zhvillimi ekonomik, politik, juridik, etj. Se kur do ti plotesoje Kosova kushtet per te hyre ne BE, ka qendrime dhe opinione te ndryshme". Lidhur me kete gazeta citon Fatmir Sejdiun, deputet ne Kuvendin e Kosoves sipas te cilit " me trendet pozitive qe po shkon Kosova, pikerisht ne fazen e permbushjes se standardeve, te njohjes se saj si shtet i pavarur, do te jete edhe anetare e barabarte e BE-se". Sejdiu ka shtuar se " Eshte me rendesi se me kete rast Kosova ka nje shans me te mire per anetaresimin ne BE, meqe kemi nje bashkepunim nderkombetar dhe sigurisht se ne fazen e metutjeshme do te kete mbeshtetje te projekteve te shumta, sidomos ne ringjalljen e ekonomise te saj edhe ne proceset e tjera qe ka te beje me " bonusin" e nevojshem per te drejtat dhe lirite njerezore te te gjitheve". Fatmir Sejdiu, ka vleresuar se "Nese viti 2005 do te jete vit i njohjes se pavaresise se Kosoves, atehere duhet te jete nje periudhe shume e shkurter e anetaresimit te Kosoves, ne Bashkimin Evropian".

Ne te njejten teme, gazeta citon Mimoza Kusarin, zedhensee e Qeverise se Kosoves e cila eshte e mendimit se " ende nuk eshte dhe ndonje qendrim zyrtar lidhur me kete, por ka theksuar se edhe ky eshte nje proces". Gjithnje sipas zedheneses se Qeverise se Kosoves, " Kosova i ka objektivat e tjera para se te arrije ne Bashkimin Evropian. Ceshtja e pare eshte plotesimi i standardeve qe i jane caktuar Kosoves nga bashkesia nderkombetare, pastaj definimi i statusit perfundimtar te Kosoves, qe te gjitha keto kane te bejne me hyrjen ne Bashkimin Evropian".

"Bota Sot" i referohet Deklarates se KS te leshuar per Kosoven ne te cilen nder te tjera theksohet se " Keshilli i Sigurimit ka kerkuar qe ne Kosove, para kerkeses per pavaresi, te ndertohet nje shoqeri demokratike".

"Koha Ditore" e cila mban datat 1 dhe 2 maj, ne temen per planin me te ri te Serbise per Kosoven, nenvizon se " Holkeri thote se nuk e ka lexuar planin e Serbise per Kosoven" megjithate u shpreh se " Plani i Beogradit paraqet deshtimin e gatishmerise se tyre per zgjidhjen e problemeve". Gazeta, gjithnje ne te njejte teme nenvizon se " Vendesit ne Prishtine kunder " planit serb per zgjidhjen politike te statusit te Kosoves". Sipas zyrtareve kosovare ky plan" eshte perzierje ne punet e brendshme te Kosoves", eshte " projekt i konflikteve" dhe " paraqet nje hap te gabuar qe nuk do tu kontribuoje raporteve edhe ashtu jo fort te pelqyeshme te Kosoves me Serbine".

Ndersa ne veshtrimin autorial me titull "Gjilpera e gramafonit", botuar ne "Koha Ditore", Arben Xhaferi potencon se "Te enjten me 29 prill kryemiministri serb nxorri ne parlament ne vazhden e riciklimit te mitit per Kosoven elaboratin per copezim te Kosoves, qe ne thelb eshte nje prelude per konflikt te ri ne Ballkan". Xhaferi shkruan se : " Ky projekt, jo vetem qe destabilizon Kosoven, por automatikisht edhe Maqedonine, Bosnje- Hercegovinen, vete Serbine, si dhe Shqiperine dhe Bullgarine".