1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj18 Prill 2004

Incidenti në Mitrovicë është temë qendrore në gazetat e sotme të Prishtinës

https://p.dw.com/p/As0y

Shtypi i sotem i Kosoves ne faqet e para njofton per konfliktin e aramtosur mes policeve nderkombetare ne burgun e Mitrovices me crast sic shkruajne "Koha Ditore" dhe "Bota Sot" jane vrare tre police dhe jane plagosur 11 te tjere. "Koha Ditore", lidhur me kete incident te armatosur ben te ditur se "Se paku tre police, dy prej tyre amerikane dhe nje jordanez, jane vrare ndersa 11 te tjere jane plagosur ne nje shkembim zjarri mes policeve amerikane dhe atyre jordaneze, te ngarkuar per sigurimin e burgut te Mitrovices, pas nje konflikti verbal mes tyre qe ka ndodhur te shtunen rreth ores 15,30. Burimet thone se konflikti ka ndodhur pas nje fjalosjeje mes policeve dhe oficereve korrektues amerikane dhe nje polici pakistanez, e qe ka eskaluar
kur ne konflikt jane involvuar edhe police jordaneze". Gjithnje sipas "Kohes Ditore", "Burime qe nuk kane mundur te konfirmohen kane njoftuar se ka qene polici jordanez qe ka shtene ne drejtim te policeve amerikane dhe te kete shkaktuar shumicen e viktimave dhe sipas
burimeve ai eshte vrare kur policet amerikane kane ktheyr zjarrin, por keto pohime nuk kane mundur te konfirmohen derisa hetimet vazhdojne". Gazeta shton se " Burime nga policia thone se kater police jordaneze jane prangosur dhe jane derguar ne stacionin rajonal per tu marre ne pyetje. Burime te tjera, nderkaq, thone se te plagosurit jordaneze, te pakten kater, kryesisht jane derguar ne spitalin fushor maroken".

Edhe "Bota Sot" ben te ditur se "…burimet e policise se UNMIK-ut, duke njoftuar per rastin, kane konfirmuar vrasjen e dy policeve amerikane dhe te nje polici jordanez, si dhe plagosjen e 11 te tjereve".

Ndrrojme teme me veshtrimin me titull "Hakmarrja afrikane e Vuk Drashkoviqit", botuar ne rubriken politike te "Kohes Ditore" e ku artikullshkruesi, analizon se "pas reniese se Milosheviqit, Drashkoviqi mbeti pothuajse nje akull politik. Nuk kishte marre pjese ne fazen finale te rrezimit te tij, mbeti jashte opozites DOS, e ne zgjedhje fitoi aq vota sa kishte perkahes para dhjete vjetesh ne cilendo qyteze te vogel provinciale te Srbise. Tash mori postin e shefit te diplomacies, duke e simbolizuar nga pak edhe veten, edhe Serbine…Vuku shkoi prej disfates politike ne disfate ( I ka humbur mbi dhjete zgjedhje) per te arritur ne postin e shefit te diplomacies. Te njejten gje e ben edhe Serbia qe dhjete vjet" konkuldon botuesi I "Kohes Ditore" ne veshtrimin e sipercituar autorial per te shtuar se " Drashkoviqi, pa dyshim, do te perqendrohet ne ceshtjen per te cilen ka afinitet instiktiv: vendosjen e tij prej bashkebiseduesit rreth Kosoves.

"Bota Sot" numrin e qel me vleresimin se " Eshte e domosdoshme qe Amerika te udheheq drejtpedrejt proceset ne Kosove", se " I vetmi faktor qe ka treguar vizion, realizem dhe deshire per stabilitetin ne Kosove e ne rajon, edhe ne pervojen me te fresket te diteve te sotme, mbetet Amerika". Nisur nga ky vleresim, "Bota Sot" thekson se " Vetem nje udheheqje e drejtperdrejte e Amerikes ndaj ketyre proceseve e ben te besueshme dhe te garantuar cdo perspektive te Kosoves ne BE dhe ne NATO".