1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

12 Prill 2004
https://p.dw.com/p/As1D

"Bashkesise nderkombetare i pelqen ta vonoje zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves". Keshtu, nder te tjera i ka deklaruar "Kohes Ditore", Rupert Neudeck, themeluese i shoqates "Cap Anamur" i cili ka shtuar se "Nuk duhet te kete ndarje, cfaredo qofte ajo. Jugosllavia ka marre fund. Solana dhe te tjeret duhet ta dine. Duhet tu jepet pavaresia te gjitha shteteve federale te ish - Jugosllavise dhe me pas ato duhet te perfshihen ne BE". Neudeck, ne vijim te intervistes thekson se "Pas vitit 1999, Kosova eshte harruar nga te gjithe si nga mediat ashtu edhe nga politikanet. Ne duhet ta shfretezojme momentin dhe nuk duhet te presim gjate". "Une", shprehet bashkebiseduesi ne fjale i "Kohes Ditore", "i frikesohem paksa makinerise se OKB-se ketu. Nuk mund ta marre me mend se nuk mund te bisedoj vetem per vetem me nje minister tua pa pranine e nje nderkombetari". Ai konsideron se "Ne kete situate duhet te behet nje gjest praktik dhe simbolik. Duhet te ripertrihet miqesia e vjeter gjermano - shqiptare, sepse Gjermania eshte nje vend, ne te cilin ju mund te mbeshteteni", porosit Neudeck.

"Zeri", ne kontekst te zhvillimeve aktuale ne Kosove, ne editorialin e numrit te sotem vlereson se "Javeve te kaluara kemi degjuar shume fjale te medha nga te gjitha anet, por tani, kur gjendja ne Kosove eshte e qete, po shihet qe fjalet e zhurshme nuk jane " lende djegese' qe do te shtyjne Kosoven para. Ne kete aspekt pra, duket qe jemi aty ku ishim para 17 marsit: te standardet, te privatizimi dhe te bojkotimi i institucioneve kosovare prej politikaneve serbe te Kosoves.

Plani i standardeve eshte bere gati dhe sic po duket, edhe privatizimi do te ristartoje". Mbetet sipas "Zerit", qe ne UNMIK dhe ne Qeverine e Kosoves te gjejne formen per te krijuar nje komunikim normal me politikanet serbe te Kosoves".

"Bota Sot", duke paralajmeruar ne faqen e pare se "UNMIK-u se shpejti emeron drejtorin e ri te AKM-se" me tej pyet "A do te zhbllokohet procesi i privatizimit pas largimit te Maria Fucit"? Gazeta cek se "Lidhur me shkarkimin e drejtoreshes se AKM-se, Jeff Biely, zedhenes i UNMIK-ut, per "Boten Sot" tha se largimi i Maria Fucit eshte bere per te vazhduar procesi i privatizimit". Ndersa , sic nenvizon "Bota Sot", ekspertet e ekonomise kosovare thone se "Qeveria, si dhe perfaqesuesit sindikal ne AKM me teper duhet te bejne presion per ndryshimin e politkave operacionale, si dhe ligjeve momentale, me te cilat po vepron AKM-ja".

"Kosova Sot" ne rubriken politike nenvizon se " Edhe pas shkarkimit te Fucit, perfaqesuesit vendore te AKM-se skeptik per zhbllokimin e privatizimit". Gazeta citon, Ali Jakupin, minister ne Qeverin e Kosoves dhe zevendeskryesues i Bordit te AKM-se ti kete deklaruar gazetes ne fjale se " edhe pse ajo ka shkuar, nuk jam optimist se do te mund te gjindet zgjidhja e deshiruar aq shpejt, per shkak te telasheve te krijuara".

Per te perditeshmen "Pavaresia", "Holkeri ben hapin e pare per zhbllokimin e privatizimit. Largimi i Maria Fucit - ringjallja e shpreses per privatizimin".

"Epoka e Re" ne te njejten teme shkruan se " Me moton " per kontributin e dhene ne procesin e privatizimit", Holkeri shkarkon Marie Fucin. Gazeta i rikujton lexuesit se "shkarkimi i Marie Fucit ishte njera nder kerkesat e Qeverise dhe te Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Kosoves, drejtuar kryeadministratorit, Hari Holkeri".