1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj / Prishtinë1 Prill 2004
https://p.dw.com/p/As1V

Duke njoftuar per paralajmerimet per ndryshime rrenjesore ne strukturen udheheqese te UNMIk-ut, "Koha Ditore" ne faqen e pare shkruan se "Jane paralajmeruar ndryshime rrenjesore dhe te menjhereshme ne strukturen udheheqese te misionit civilo- ushtarak nderkombetr ne Kosove, kane bere te ditur burime te "Kohes Ditore"."Meqe largimi i Harri Holkerit tashme eshte pune e kryer, sekretari i pergjithshem i OKB-se, Kofi Anan, tashme ka leshuar ne qarkullim nje leter interne per te gjithe anetaret e Keshillit te Sigurimit me te cilen kerkon pajtimin per emerimin e ish ministrit te jashtem te Rusise, Igor Ivanov, ne postin e shefit te UNMik-ut", i ka thene "Kohes Ditore" burimi i informuar mire qe fliste me kush anonimiteti". Sipas tij, pergjigja pozitive tashme eshte kthyer nga te gjithe anetaret e KS te OKB-se, perfshire SHBA-ne."Uashingtoni ka pranuar emerimin e ivanovit ne postin e Perfaqesuesit Special te Sekretarit te Pergjithshem, me kusht qe zevendes i tij te jete Richard Hollbrooke, ish kryediplomat amerikan per Ballkanin" ka shtuar burimi ne fjale per "Kohen Ditore".
"Koha Ditore" meson se "Nderkohe, paralajmerohen edhe ndryshime ne politic dhe ne KFOR".

Ndrrojme teme me editorialin e te perditeshmes "Zeri" ne te cilin, dy jave pas trazirave te 17 dhe 18 marsit ne Kosove , vec tjerash konstatohet se " Nuk mund te sillemi thuajse asgje nuk ka ndodhur, kane deklaruar shpeshhere zyrtaret e UNMiK-ut ne ditet pas 17 dhe 18 marsit. Natyrisht se jo. Ky konkludim, pos tjerash, nenkupton qe duhet bere ndryshime te theksuara ne fushen e sigurise, e cila vazhdon te mbetet kompetence e rezervuar e shefit te UNMiK-ut. Nje propozim qe na bie ndermend ketu eshte ai per krijimin e nje lloj keshilli te sigurise se Kosoves, trupe qe e ka secili shtet demokratik. Ky keshill do te udhehiqej prej Holkerit, porn e te do te ishin, bashkarisht, zyrtare kryesore te UNMiK-ut dhe te Kosoves, si dhe ekperte me te rendesishem nderkombetare dhe vendore te sigurie".

"Bota Sot" ndersa numrin e qel me rikonstatimin se " Me ritmet e UNMiK-ut kushedi kur do te plotesoheshin standardet per Kosoven", se " Nese do te varej nga UNMiK-u, te mos themi kurre, por kushedi kur do te plotesoheshin Standardet per Kosoven". Prandaj, sipas "Botes Sot", " nga institucionet qendrore shteterore te Kosoves, nga klasa politike e Kosoves dhe nga shoqeria e Kosoves te punohet qe te realizohen ato standarde qe nuk varen fare nga bashkepunimi i UNMIK-ut. Nga ana tjeter te gjenden rruge komunikimi sa me transparente me vendet tona mike dhe aleate, sidomos me SHBA-te, per te pare perkushtimin total te kombit shqiptar per te permbushur standardet per Kosoven".

"Epoka e re' ne rubriken politike, boton veshtrimin autorial te shkrimtarit ismail Kadare, i cili pasi pyet se "Cdo te behet me Kosoven" me tej vlereson se " Enderra e Milosheviqit per nje Kosove pa shqiptare, e pame si perfundoi. Nje Kosove pa serbet eshte gjithashtu e pamundur. Ndaj gjithsesi do te kerkohet Kosova e mundshme", komenton Kadare.

Lajme të reja priten 1 prillin e ardhshëm.