1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

3 Mars 2004
https://p.dw.com/p/As21

Agim Zogaj / Prishtinë

Duke njoftuar per takimet e Fatos Nanos me udheheqesit me te larte te Kosoves, "Koha Ditore" ne kryetitullin e madh hapes citon kryeministrin shqiptare te kete thene pas takimit me presidentin e Kosoves, Ibrahim Rugova se " Njohja e pavaresise se Kosoves nuk eshte edhe aq formale".

Gazeta sqaron se "Derisa presidenti Rugova ka kerkuar qe Shqiperia te perkrahe njohjen formale te pavaresise se Kosoves, pasi qe nje here e ka bere njohjen e Republikes se Kosoves, kryeministri Nano eshte pergjigjur se njohja e pavaresise nuk eshte nje gje edhe aq formale, duke shprehur kenqesine qe presidenti Rugova do ta vizitoje Tiranen," me qeljen e kohes, me shkrirjen e bores", sic eshte shprehur Nano.

"Koha Ditore" cek se "Takimi I kryeministrit te Shqiperise, Fatos Nano, me presidentin Kosoves, Ibrahim Rugova ndryshe nga takimet qe pati perpara me kryeparlamentarin Daci dhe me kryeministrin Rexhepi, la pershtypje te kete qene me " interesant", disi dhe sikur nxori ne siperfaqe disa nga mosmarreveshjet rreth bashkepunimit te pamjaftueshem midis Shqiperise dhe Kosoves apo ndoshta midis atyre personaliteteve".

"Zeri" veren se " Vetem dy vjet me pare do te ishte veshtire qe Nano te pritej prej te gjithe politikaneve te rendesishem te Kosoves. Dihet pse. Ne kete aspekt, pra dikush mund te thote qe kemi shenja te nje pjekurie politike, e cila po vjen ne shprehje prej autoriteteve te Prishtines dhe Tiranes. Perndryshe, duket qe kane kaluar koherat kur takimet midis autoriteteve me te larta te Kosoves dhe te Shqiperise kane mundur te materializohen ne skenen e brendshme politike te dy vendeve". Interesi I Kosoves dhe I Shqiperise, sipas "Zerit"," ne kete aspekt eshte I perbashket: pushteti legjitimohet me zgjedhje, me vota, te cilat nuk manipulohen perj askujt… E perbashketa tjeter e zyrtareve te dy vendeve eshte synimi I Prishtines dhe Tiranes qe Kosova dhe Shqiperia te jene shoqeri stabile" konkludon "Zeri".

"Kosova Sot" ndersa ne editorialin me titull "Po Berisha , kur do te vije"? analizon se "Megjithate Nano e "hodhi lumen". Ai beri nje vizite ne Kosove duke leshuar edhe nje deklarate kritike qe drejtohej krejtesisht ndaj liderit numer nje te vendit…

"Kosova Sot" komenton se "Perballja e dy qendrimeve diametralisht te ndryshme te Presidentit te Kosoves dhe kryeministrit socialist, eshte tregues I mungeses se nje emeruesi ndershqiptar per te ardhmen e Kosoves. A mund te pritet qe ky emerues te gjendet", pyet gazeta ne fjale e cila shton se "Pas Nanos mund te parashikohet nje vizite e liderit demokrat Sali Berisha".

Kurse "Bota Sot" ne editorialin me titull "Vizita e Nanos ne Prishtine behet ne kuadrin e marredhenieve Tirane – Beograd" nder te tjera shkruan "Se vizita e Nanos I eshte imponuar Kosoves si nje improvizim I importuar e tregojne te gjitha faktet dhe rrethanat qe kane shoqeruar hyrjen e tij ne Kosove, vajtjen ne Prishtine dhe veprimet e tjera te tij".

"Epoka e Re", gjithnje rreth vizites dyditeshe te Fatos Nanos ne Kosove, ne kryetitullin e madh hapes shkruan " Nano, I mirepritur edhe te Rugova".