1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim ZOGAJ / Prishtine1 Mars 2004

Shtypi i Kosovës shkruan se ndalja e dytë e gjeneral Agim Cekut, kësaj here në aeroportin e Budapestit deshmoi edhe një herë se autoriteti i UNMIK-ut tek Beogradi është zero!

https://p.dw.com/p/As25
Kiosk gazetash
Kiosk gazetashFotografi: Bilderbox

Akti i ndalimit te djeshem ne aeroportin e Budapestit i komandantit te TMK-se, gjenerallejntant Agim Ceku eshte lajm I komentuar ne faqet e para te shtypit te Kosoves. "Koha Ditore" ne kryetitullin e madh hapes shkruan se " Incidenti I Lubjanes, Agim Cekut I perseritet edhe ne Budapest. Ndalimi I Cekut eshte edhe " shantazh ndaj dialogut", thote Rexhepi".

Gazeta sqaron se "Komandanti I TMK-se, gjenerallejtenant Agim Cekut, I eshte perseritur te dielen, skenari I Aeroportit te Lubjanes. Te dhenat e policise serbe qe ish komandantin e UCK-se e akuzojne per "gjenocid" ndaj popullates serbe gjate luftes ne Kosove kesaj radhe I gjeten ne kompjuterin e tyre policet kufitare hungareze. Ata ndaluan Cekun te dilen, ne oren 11:00 derisa nepermjet Aeroportit te Hungarise po kthehej nga Cekia se bashku me kordinatorin e UNMIK-ut per TMK-ne, gjeneralin Adrian Freer, dhe 40 pjesetare te Gardes se TMK-se, qe atje kishin qene ne nje trajnim".

Gazeta shkruan se "Lajmet e fundit nga Budapesti ishin konfirmim I lirimit te komandatit te TMK-se".

"Zeri" duke komentuar rastin Ceku, analizon se " Ndalja e dyte e gjeneral Agim Cekut, komandant I TMK – se, kesaj here ne aeroportin e Budapestit, teksa kthehej nga qendrimi ne Ceki, edhe nje here deshmoi qe autoriteti I UNMIK-ut ne Beograd eshte I barabarte me zero".

Gazeta shton se " Konkludimi eshte qe Beogradi nuk e ben fare hesap UNMIK-un, OKB-ne dhe Kofi Ananin. Zaten, rasti Ceku nuk eshte I vetmi ku shprehet kjo. E dime shume mire se si eshte reaguar ne Beograd ne thirrjen e Ananit dhe Holkerit per shperberjen e strukturave paralele te Serbise ne Kosove".

Artikullshkruesi vlereson se "Autoriteti I nje pushteti manifestohet edhe ne rastet kur duhet mbrojtur interesin e qytetarit te vet kudo qe ai rrezikohet. Ne kete aspekt pra, nuk mund te flitet qe ekziston dic e tille si " autoriteti I UNMIK –ut", konkludon "Zeri".

Kurse "Epoka e Re" gjithashtu ne faqen e pare nenvizon: " Prape hungarezet… Hungaria besnikerisht zbaton urdherat e vjeter te Milosheviqit. Autoritetet hungareze, me urdher te Serbise, arrestojne gjenerallejtenant Agim Cekun".

Gazeta ben te ditur se " Nano ka marre vete ne telefon gjeneral Cekun per tu siguruar per lirimin e tij. Ai ka urdheruar ambasadorin shqiptar qe ti ofroje cdo sherbim te mire gjeneral Cekut…".

Ndrrojme teme me editorialin e te perditeshmes "Bota Sot" e cila duke aktualizuar ceshtjen e drejtesise ne Kosove nder te tjera nenvizon se "Eshte e domosdoshme qe drejtesia e Kosoves te shndrrohet ne nje institucion me autoritet edhe ne syte e bashkesise nderkombetare. Per kete qellim duhet te kete mirekuptim midis forcave politike te Kosoves per te ndihmuar ne ndertimin e nje institucioni te drejtesise ne sherbim te shtetit ligjor, ne sherbim te barabarte e te paanshem te qytetareve dhe te krejt shoqerise se Kosoves".