1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj/Prishtine7 Dhjetor 2003
https://p.dw.com/p/As3g

Duke njoftuar per incidentin e djeshem ne veri te Mitrovices, te shkaktuar nga sulmi i grupeve serbe ndaj kryeministrit te Kosoves, Bajram Rexhepit dhe zyratreve te larte te Bankes Boterore, "Koha Ditore" shkruan se: "Rexhepi me eskorten (ne te cilen kane qene edhe disa gazetare shqiptare) ka shpetuar, duke u larguar nga piceria "No.1" ne veri te Mitrovices, pa percjellje te policies. Nje anetar i delegacionit te Bankes Boterore eshte lenduar ndersa autobusi i UNMIK-ut qe po transportonte kete delegacion eshte shkaterruar. Dy vetura te SHPK-se dhe nje tjeter e paidentifikuar jane djegur nga serbet. UNMIK-u thote se rasti eshte i dhunshem". Gazeta shton se lidhur me incidentin ne fjale zyrtaret e UNMIK -ut kane pohuar per nje prishje te rendit publik, te shtunen ne veri te Mitrovices.

Sipas nje kumtese te leshuar per media, te ciles i referohet "Koha Ditore" thuhet se " nje delegacion i nje organizate te rendesishme nderkombetare ka vizituar nje lokal ne Veri te Mitrovices dhe ne te njejten kohe, kryeministri i Kosoves, ka bere nje vizite te paparalajmeruar ne kete restorant". "Ndersa delegacioni dhe kryeministri ishin Brenda ne lokal, disa persona te panjohur gjuajten me gure lokalin duke i thyer xhamat. Kryeministri e ka leshuar lokalin dhe nuk eshte lenduar", thuhet ne kumtesen e permendur. Gazeta ne fjale ne rubriken politike boton intervisten me Nicholas Bigman, ambasador i NATO-se ne Maqedoni, i cili ka pohuar se "Kosova dhe Maqedonia duhet te bashkepunojne, se sipas Bigman, "Maqedonia degjon po te njejtat gjera, te cilat i degjon edhe Kosova. Derisa per Kosoven jane standardet para statusit, per Maqedonine jane parashtruar si kusht standardet para anetaresimit ne NATO". I pyetur se ku eshte Kosova ne proceset integruese ne NATO, ambasadori Nicholas Bigman eshte pergjigjur se " NATO ende nuk ka filluar diskutimet lidhur me ardhmerine e Kosoves, se i tere rajoni do te perfundoje si pjese integrale e strukturave evroatlantike duke perfshire ketu edhe Kosoven". Ai ka shtuar se nuk sheh "arsye perse Kosova te jete" njolle e zeze", perkundrazi rajoni nuk do te mundej pa te".

"Bota Sot" duke ve theksin ne perurimin e fluturimit te pare dje te aerokompanise se Kosoves, pra te Kompanise Ajrore te Kosoves, numrin e qel me konstatimin se "kompania ajrore e Kosoves nis fluturimin, arrritje historike per Kosoven". Themelimi i Aerokompanise se Kosoves, sipas "Botes Sot" , "pasqyron firmen e perparimit ne jeten e Kosoves, pasqyron shpirtin integrues perendimor te popullit te Kosoves, pasqyron orientimin e vendosur te shtetit te Kosoves drejt integrimeve sa me te shpejta ne hapesiren evroperendimore dhe veriatlantike ne teresi".