1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Ani Ruci / Tiranë1 Qershor 2004
https://p.dw.com/p/As0D

Gazeta " Korrieri" boton sot artikullin "Skaneri i strategjise politike te Leka Zogut" i cili komenton synimet e Levizjes per Zhvillim Kombetar, te publikuar ditet e fundit nga trashegimtari i fronit mbreteror, Leka Zogu. Sipas gazetes, kjo levizje do te mbeshtetet tek monarkistet e Shqiperise, tek pronaret, qe jane te pakenaqur si nga PS edhe nga PD me ligjin e sapomiratuar te pronave si edhe tek intelektualet e paangazhuar deri me sot ne politike. "Korieri" shkruan se strategjia politike e Leka Zogut eshte nje version shqiptar i levizjes se ideuar dhe te drejtuar nga Simeoni i Bullgarise. Ne dallim prej saj, thkeson gazeta,Leka Zogu nuk ka ndermend te shpalle doreheqjen nga pretendimet per kuroren mbreterore..

Gazeta " Koha Jone" me shkrimin " Mbreti kthehet ne parti politike ve ne dukje se "gabimi fatal" i Leka Zogut ne ndermarrjen e tij politike eshte se ai ngaterron realitetin e Bullgarise me ate ku jetojne dhe qeverisen shqiptaret sot. Rasti i pretendentit te fronit bullgar Simeon , qe arriti te fitoje zgjedhjet dhe te jete sot kryeminister i Bullgarise, shkruan gazeta "Koha Jone" nuk eshte i pamundur ne Shqiperi por shume i veshtire per t´u realizuar.

Gazeta "Albania" nen titullin "PD- ja xheloze per levizjen e Leka Zogut" citon liderin e kesaj partie Berisha te kete thene se nuk e kupton nismen e ndermarre nga trashegimtari i Fronit mbreteror. Problemi i ndertimit ose jo ne Shqiperi i nje impianti perpunimi te plehrave nga nje kompani italiane qe kerkon qe 40% i kapacitetit te tij te jene mbetje te ngurta nga Italia, perben edhe sot nje teme qendrore te shtypit te Tiranes.

Gazeta" Korrieri" boton kryeartikullin "Duke trazuar hedhurina" ku argumneton me shifra se perpunimi i plehrave italiane ne Shqiperi ka nje kosto me te larte se ne Itali dhe qe ketej gazeta ngre pyetjen se cili eshte interesi i fshehte i firmes italiane. Gazeta zbulon se ne Itali nuk japin leje per te ngritur impiante te tilla sepse demtojne jo vetem ajrin por edhe nentoken ku levizin ujrat. Gazeta i ben apel opinionit publik dhe Parlamentit te kundershtoje miratimin e projektvendimit nga Qeveria per ngritjen e ketij impianti.

Gazeta "Shekulli" boton sot nje interviste me ish kryeministrin Aleksander Meksi i cili citohet te kete thene se mbetjet italiane nuk mund te kontrollohen dot pasi ato jane kancerogjene dhe se projektmarrveshja eshte ne kundershtim me ligjin dhe si e tille duhet te shkoje ne prokurori. Nuk ka pse Shqiperia te behet koshi i plehrave te Europes," citohet ish kryeministri Meksi ne intervisten e botuar sot tek "Shekulli."

Kjo gazete boton gjithshtu edhe nje koment me titull "Marrëzia e plehrave shqiptare" ku futja e plehrave nga Italia cilesohet modeli me i keq administrues i mbetjeve urbane. Gazeta sendibilizon opinionin publik per helmimin e padukshem te vendit por te prekshem permes ujrave nentokesore