1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Arben Muka30 Maj 2004

Nje nga temat me te cilat merret gjeresisht sot shtypi kryesor qe u botua ne Shqiperi eshte ajo e takimit te Klubit Politik Ballkanik qe i zhvilloi punimet ne Tirane.

https://p.dw.com/p/As0F

“Klubi Ballkanik, ftese Bush dhe Anan” eshte titulli i nje artikulli ne faqen e politikes se te perditshmes KORRIERI. “Perfaqesuesit e Klubit Politik te Ballkanit kane hedhur idene per te ftuar ne konferencat e tyre te mevonshme nje sere personalistetesh te larta te politikes boterore. Keshtu , Presidenti i ketij Klubi, Zhelju Zhelev, gjate konferences se djeshme te zhvilluar ne Tirane u shpreh se Klubi Ballkanik duhet te ndryshoje nismat e tij dhe te ftoje ne nje nga kryeqytetet e rajonit te Ballkanit, Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, Sekretarin e pergjithshem te OKB-se, Kofi Anan, ose Presidentin e KE-se, Romano Prodi. Zhelev kerkoi gjithashtu te planifikohen takime te domsdoshme dhe te detyrueshme mes ministrave te vendeve te Ballkanit qe te kene ne plan te pare infrastrukturen e telekomunikacionin dhe energjine”.

“Nano e degjon Berishen me kufje” shkruan SHEKULLI. “Kreret e PS dhe PD-se jane ulur dje ne te njejten tryeze gjate takimit te Klubit Politik te Ballkanit. Kryeministri: Ne BE ne vitin 2015. Kreu i PD-se: Shqiperia pa zgjedhje te lira. “Kryeministri Nano e ka degjuar gjate gjithe kohes fjalen e Berishes nepermjet kufjeve dhe jo drejtperdrejt, edhe pse Berisha diskutoi ne shqip… Ndersa ka permendur vleresimet e nderkombetareve per Shqiperine, Nano ka thene se “brenda ketyre nismave te shumta qe qarkullojne ne rajonin tone ne duhet te jemi akoma me selektive, te krijojme sinergji dhe te perqendrojme energjite dhe perpjekjet tona financiare politike dhe intelektuale per te realizuar projekte konkrete qe kane ndikim deciziv ne te ardhmen europiane… Ndersa kryetari i PD-se Berisha, perseriti problemin kryesor sipas tij, ate te zhvillimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. “Une mendoj se dhe probleme te tjera madhore per tu zgjidhur presin ne menyre qe stabiliteti te dale nga brishtesia e tij”.

TEMA boton sot nje opinion mbi perfundimin e procesit te zgjedhjes se presidentit te ri ne Gjermani, nen titullin “Modeli Kohler-Schvan per politiken shqiptare”, ku mes te tjerave shkruhet: “Ky zhvillim i diteve te fundit ne Gjermani me ben te pyes serish: Po vendit tim a i duhet nje model Kohler-Schvan? Ne nuk kemi ndonje, nje shqiptar president te nje institucioni kaq te larte si FMN, qe ta therasim. Por kjo nuk do te thote se Shqiperia eshte e denuar te pranoje shume politikane qe nuk gezojne nje minimum te moralit politik, aftesise dhe pesonalitetit. A nuk eshte per t’u trishtuar per fatin e Shqiperise kur sheh grushta dhe degjon sharrje banale ne Parlament, degjon deklarime qesharake te pasurise, apo kur lexon skandalet e qeveritareve dhe politikaneve? Pas gati 13 vjetesh quasi demokraci a nuk u shkon mendja tek nje pyetje: Mos jane gjunjezuar shqiptaret perpara kesaj gjendje dhe pranojne nje gjendje te tille? Mos valle tek shqiptaret u rizgjua edhe nje here ndjenja e nenshtrimit qe u manifestua ndaj rregjimit diktatorial komunist?

KOHA JONE ne faqen e politikes i kushton vemendje zhvillimeve me te fundit ne Partine e Bashkimit te te Drejtave te Njeriut, PBDNJ. “Kongres i jashtezakonshem, ndryshe parti e re. “Rrebelet” e PBDNJ-se mblodhen dje aktivin e jashtezakonshem. “Po e shohim se PBDNJ gjithnje e me shume po behet pre e nje demagogjie absurde. Te gjithe po perjetojme me keqardhje se si po na braktis dita dites elektorati, duke u shnderruar keshtu ne nje parti pa peshe reale brenda koalicionit qeverises”, citon gazeta deputetin e PBDNJ-se Ligoraq Karamelo, duke renditur dhe shkaqet qe i detyruar ata te ndermarin kete nisme politike.