1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Ani Ruci / Tiranë28 Mars 2004
https://p.dw.com/p/As1a

Gazeta "Korrieri" i hap sot materialet e saj me lajmin e ndeshkimit per ata deputete qe fyejne, provokojne apo kercenojne ne sallen e Parlamentit, Presidentin, Kryeministrin, ministrat dhe koleget. Projektrregullorja parashikon perjashtimin nga parlamenti, ndalimin e rroges apo qortimin per deputetet "rrugaçë". Gazeta shkruan se projketrregullorja ka marre veretje nga ekspertete OSBE-se per perseritje dhe paqartesi.
Gazeta" Korieri" boton sot edhe ne interviste me ish kryeminsitrin Aleksander Meksi lidhur me nje skeme të mundshme qe zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem te jene te lira dhe te ndershme. Sipas Meksit hapi i pare eshte realizimi i numerimit te votave, ne mënyre publike, ne nje pike te vetme ne çdo prefekture. Numerimi te behet nga nje komision i perbere nga tre persona: nje perfaqesues i partise ne pushtet, tjetri i opozites dhe personi i trete te jete gjyqtar Numerimi, te behet ne prani te kandidateve te forcave politike qe konkurrojne, citohet sot ish kryeministri Meksi ne intervisten e botuar ne gazeten "Korrieri".

Gazeta "Albania" boton sot, si material kryesor, atë që e quan" lajm bombë". Kjo gazete boton sot nje interviste me kryetarin e Kontrollit te Larte te shtetit, Mustafa Kërçuku , ku ai citohet te kete thene se drejtori i Bankes se Kursimeve, Ardian Kamberi, ne prani te ministrit të Financave, Arben Malaj i kërkoi te mos kontrollonte BK, nga ku u vodhen kohet e fundit 85 milion leke te reja,me justifikimin se ishte ne fazen e privatizimit nga banka austriake Riefiessen dhe mund te krijoheshin probleme. Sipas kreut te Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kerçuku, ata kane qene ne dijeni te problemeve dhe nuk donin te zbuloheshin
Gazeta "Shekulli"boton sot opinionin" Shqiptarizëm më dysh" ku shprehet mendimi se mendjen e shqiptareve sot e turbullojne dy utopi: Shqiperia e gjithe shqiptareve ose panshqiptarizmi dhe e dyta integrimi i Shqiperisë ne Europe ose evropianizmi. Sipas gazetes keto dy utopi pengojne emancipimin politik dhe shoqeror te shqiptareve përsa kohe perdoren si alibi per te gjitha deshtimet e sotme dhe si ngushellim per deshtimet e neserme. Fatet e shqiptareve si popull dhe te shqiptarisë ne gjirin e Europes se neserme do te varen nga aftesia per t´u veteperceptuar ne prani te Tjetrit ose nga pranimi i Tolerances si burim te paqes ekzistenciale - qe shqiptareve u ka munguar kaq shume ne histori.

Gazeta" Koha Jonë" boton sot kryeartikullin "Politika gjeneron përpëlitje" ku levizja "Nano ik" konsiderohet thjesht një përpëlitje politike qe nuk po jep shpresen e nje ngritjeje masive per ndryshim te pashmangshem. Kjo levizje paraqitet e varfer nga pikpamja politike. Më shume se besimi per fundin pozitiv te levizjes opoziten po e udherrefen deshira pr zgjedhje te parakohshme, shkruan gazeta" Koha Jone" ne kryeartikullin e sotem.