1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Ani Ruci13 Mars 2004
https://p.dw.com/p/As1q

Gazeta "Korrieri" i hap sot materialet e saj duke cituar kryeministrin e vendit Fatos Nano, te kete thene dje ne Vlore se "… Shqiperia mund te behet anetare e BE me te drejta te plota, pas 11 vitesh, atehere kur te ardhurat per çdo shqiptar do te arrijne ne 7 mije dillare ne vit"

Gazeta "Shekulli" boton sot opinionin "Ankthi i integrimit" ku nder te tjera konstatohet se ne Shqiperi ka forca te rendesishme qe nuk duan integrimin e vendit ne BE.Gazeta permend si te tilla disa grupe monopolesh te oligarkeve te huaj dhe ortakeve te tyre vendas, qe nuk kane interes qe Shiperia te futet ne Be, pasi ne tregun e liberalizuar europian ata do te humbin fitimet e tyre perrallore, ne kurriz te varferise se shqiptareve. " Shekulli" shkruan se te painteresuar per integrim jane edhe grupet e ndryshem te mafias nderkombetare qe e shfrytezojne izolimin e vendit per ta perdorur si rruge te rendesishme tranziti te trafiqeve ne bashkepunim te ngushte me strukturat vendase."

Gazeta" Korrieri" ne kryeartikullin e sotem me titull "Solidaritet, nga zia , ne normalitet" merr shkas nga atentati terrorist i 11 Marsit ne Madrid per te parashturar disa realitete ne Shqiperi. Gazeta pershendet solidaritetin e shprehurnga politika e Tiranes menjehere pas ngjarjes tragjike, por kritikon shoqerine aktuale qe nuk eshte ne gjendje te kete solidaritet per te kerkuar permiresimin e kushteve minimale, te perditshme te jeteses, uje dhe drite gjate 24 oreve, ngritjen e pagave dhe uljen e çmimeve te standartit europian ne treg kur rrogat jane shume larg atyre te BE. Gazeta ben thirrje qe shqiptaret te behen solidare perte mos u qeverisur nga klasa politike aktuale, qe, sipas saj, nuk e meriton.

Gazeta"Koha jone" pyet sot ne titullin e kryeartikullit te saj nese mund te perseriten trazirat e dhunshme ne Shqiperi? Kriza ekonomike, papunesia e larte, dobesimi i shtetit, protestat e qytetareve jane disa faktore qe mund te çojnë ne shperthim konnflikte. Sipas gazetes qetesimi i opozites eshte nje zgjidhje per te mos pazur trazira te dhunshme ne 22 Mars, kur eshte paralajmeruar nje proteste e saj dhe e levizjes qytetare. Por kjo nuk eshte nje zgjidhje afatgjate, konstaton gazeta. Pasi sipas saj, ambienti politik, social dhe politik shqiptar mbart nje potencial te larte per konflikt qe mund te trondise edhe njehere shoqerine shqiptare. Nderkohe qe opozita nuk duhet te luaje karten e provokimit te turmes dhe socilaistet duhet te mendojne per nje zgjidhje politike, pasi i kane konsumuar te gjitha variantet e tjera per ta nxjerre vendin nga kriza. " Shekulli" shkruan se duhen gjetur instrumentat e nevojshen per te shmangur perseritjen e nje konflikti te mundshem.

Gazeta "Albania" boton sot opinionin" Doreheqja, ik atehere kur duhet" ngre pyetjen a do te jene ne gjendje protagonistet e politikes se Tiranes te cileve u eshte drejtuar prej kohesh thirrja te ikin nga skena politike te largohen dhe te japin doreheqje apo do te veprojne ne menyre te kundert duke konsideruar largimin si nje " pushkatim politik dhe qytetar"?