1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Arben Muka26 Janar 2004
https://p.dw.com/p/As2k
“Policia, 1819 forca ne operacion antitrafik” shkruan me germa te medha ne faqen e kronikes ditore SHEKULLI. “Drejtorite e policive, forcat e nderhyrjes se shpejte, forcat detare Vlore e Durres dhe policia italiane e malazeze ne lufte kunder trafikut. Dje ne oren 05.00 te mengjezit ka filluar operacioni me i madh kunder trafiqeve te paligjshme ne Shqiperi. Gjate 12 oreve te para te operacionit uniformat blu kane arritur qe te bllokojne 6 skafe, 3 tankera dhe 32 automjete. Lajmi eshte pohuar dje nga zedhnenesi i Ministrise se Rendit Publik, Florion Serjani. Sipas tij, operacioni po kryhet per kontrollin e vijes bregdetare, sekuestrimin e mjeteve lundruese qe perdoren per trafiqe te paligjshme dhe kapjen e elementeve qe organizojne apo ndihmojne kete trafik”.

BALLKAN i rikthehet edhe njehere sot ne faqet e veta tragjedise se 9 janarit ne Karaburun. “9 janar, nje gomone e dyte mberriti ne Itali. Kjo gomone eshte nisur nga Uji i Ftohte afro 30 minuta para nisjes se gomones se tragjedise. Miku i skafistit thote se ne gomone ishin vetem dy klandestine djem te rinj dhe 18 kg hashash. Naten e 9 janarit nuk eshte nisur vetem gomonia me clandestine, e cila shkaktoi tragjedine e Karaburunit. Deshmitare okulare nga qyteti bregdetar i Vlores pohojne se naten e stuhise se 9 janarit jane nisur dhe gomone te tjera duke perfituar nga koha e keqe, me shi dhe mjegull, si dhe nga fakti qe ne oret e para te mbremjes se te premtes ka patur nje nderprerje te energjise elektrike ne te gjithe zonen e bregut nga Uji i Ftohte deri ne Orikum”.

“Dilemat e opozites” eshte titulli i nje komenti qe boton sot PANORAMA, duke ju referuar dhe nje tryeze te diteve te fundit qe mbajten disa parti te vogla opozitare te spektrit te djathte ne Tirane pa prezencen e PD-se. “Se deri ne c’mase ky takim mund te konsiderohet pozitiv kete mund ta dine vetem pjesmarresit ne tryeze te cilet ne entuziazem e siper renden te konsiderojne ate si “krijimi i nje zeri te ri i cili deri me tani i ka munguar te djathtes… Duket lehtazi se kerkesa te tilla synojne te zbusin dominimin kercenues qe PD-ja ka patur dhe ka mbi keto formacione politike, te krijuara me shume si parti nga lart qe ne afro nje dekade zgjedhjesh, notojne ne ujerat e 2 perqindshit elektoral. Per disa zoterinj kryetare, koncepti reformim i se djathtes reduktohet tek nje ribashkim mekanik, brenda te cilit plotesohen nevojat e individeve te caktuar qe masturbohen kur drejtojne tryeza politike, apo kur vihen ne qender te tribunave elektorale pavaresisht se turmat therrasin vetem per PD-ne e Berishen”.

“Rikthehet Meta” shkruan me germa te medha ne faqen e politikes KOHA JONE. “Ish kryeministri ngushellon familjet e viktimave te tragjedise se Karaburunit ne Shkoder. Pas nje mungese te gjate ish kryeministri Ilir Meta eshte dukur serish ne publik. Por shfaqja e tij kete rradhe ishte e pa shoqeruar nga mediat. Vizita e pare qe ai beri pas nje mungese me shume se nje mujore, ishte dje ne Shkoder ne familjet e viktimave te tragjedise se Karaburunit”.