1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Arben Muka8 Dhjetor 2003
https://p.dw.com/p/As3e
Gazetat e sotme i kushtojne nje rendesi te vecante perfundimeve te Konferences se PS per Tiranen, si dhe gjendjes ne rradhet e mazhorances ne prag te Kongresit te dites se premte.

“Meidani dhe Rama triumf ne Tirane. Lista prej 54 delegatesh te Konferences se Tiranes mbizoterohet nga njerez kundershtare te kryenministrit Nano. Emin Barci dhe drejtori i KESH-it, Harasani nuk zgjidhen delegate”, shkruan me germa te medha ne faqen e politikes e perditshmja PANORAMA. “Pjesa me e madhe e delegateve qe do te perfaqesojne kryeqytetin ne Kongres jane njerez qe perkrahin kandidaturat e Meidanit dhe te Rames, gje qe konfirmohet edhe nga shumica e votave qe te dy keta dy kandidate moren ne konferencen e Tiranes. Lista prej 54 kandidatesh qe u zgjodh ne ne Konferencen e kryeqytetit mbizoterohet nga njerez qe perkrahin ish kryeministrin Meta dhe per pasoje edhe kandidatet qe do te mbeshteten nga ai”

SHEKULLI boton sot nje interviste me shkrimtarin e njohur Dritero Agolli, i cili komenton zhvillimet brenda PS. Ai eshte shprehur se nuk eshte pjese e asnje krahu ne PS dhe se i vlereson te tre kandidatet. “Cdo kongres ka ndryshime, sepse do te vijne njerez te rinj ne komitetin drejtues, ne kryesine e partise, sepse drejtimi eshte kolektiv, eshte nje forum i tere. Nese do te merreshim vetem me nje njeri, do te binim ne kultin e individit. Une e shoh ndryshimin vetem ne cilesine e Komitetit Drejtues dhe ne kryesine e PS. Kete cmoj si cilesi dhe jo emra te vecante.”, shprehet mes te tjerave Dritero Agolli.

Gazeta KOHA JONE i kushton vemendje ne faqen e politikes, fillimit te diskutimit ne parlament te projektligjit per buxhetin e shtetit per vitin 2004. “Ka shume te ngjare qe ashtu sic u miratua projektligji per pergjimet ne seances e te enjtes se kaluar, mes zhurmes dhe sherreve te deputeteve, te miratohet dhe projektligji me i rendesishem per funksionimin e nje qeverie dhe te nje shteti gjate nje viti te plote. Socialistet po shpejtojne qe te miratojne nje projektbuxhet, i cili nuk i eshte nenshtruar asnje shqyrtimi ne komisione, per ta miratuar ate brenda mbylljes se ketij sesioni parlamentar”

Te gjitha gazetat e sotme i kushtojne rendesi perfundimit te festivalit nderkombetar te filmit me metrazh te shkurter qe u zhvillua per 1 jave rresht ne Tirane. BALLKAN shkruan se pjesmarres ne kete eveniment te rendesishem kulturor moren pjese 32 regjisore nga vende te ndryshme te botes, te cilet prezantuan 82 filma. Dy fituesit e festivalit jane shpallur, regjisorja Burbuqe Berisha nga Kosova, per filmin “Kosova 9/11” dhe regjisori Alesandro Dominici, me filmin “Kaubojsi i fundit”. Kjo gazete citon te ftuarin special ne naten e ndarjes se cmimeve, aktorin Franko Nero: “Nuk e perjashtoj mundesine te luaj nje rol ne nje film shqiptar, nese ky eshte i bukur.”