1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

18 Nëntor 2003
https://p.dw.com/p/As4A

Gazeta boton sot kryeartikullin me titull "A dështoi Rexhep Mejdani?" në të cilin e cilëson të padrejtë vendimin e ish-presidentit të Shqipërisë për t'u tërhequr nga gara për postin e kryetarit të socialisteve. Sipas gazetes Mejdani e dinte qe me pare se ne betejen me kryetarin aktual te socialisteve, Fatos Nanon, ai nuk do te hynte si i barabarte por si sfidant. Mejdani e mbeshteti kandidimin e tij mbi 24 firma te anetareve te Komitetit te Pergjithshem Drejtues, KPD, dhe ai nuk duhej te zhgenjente besimin e tyre, si kandidat i grupit brenda Partise, qe sfidon Nanon., pasi tani eshte shume vone qe ky grup te zgjedhe nje kandidature tjeter, shprehet " Korieri.". Nese Edi Rama nuk do te jete i zgjedhuri i ri i ketij grupi, kundershtaret e Nanos rrezikojne te korrin nje deshtim te madh ne Kongresin e Dhjetorit, parashikon sot kjo gazete ne kryeartikullin e saj, nje deshtim mete madh se ne Kongresin e dyte, kur Nano u zgjodh kryetar duke qene ne burg.

Gazeta "Albania" boton sot nje interviste me ish kryeministrin Aleksander Meksi ne te cilen ai citohet ta kete quajtur te shthurrur qeverisjen e kryeministrit socialist Nano. Lidhur me protestat qe PD kerkon te zhvilloje per renien e kesaj qeverie, Meksi shprehet ne intervisten e tij se me pare PD duhet te demokratizoje veten dhe te respektoje voten kunder ne parti.

Gazeta "Koha Jone," boton komentin," Çfare konfirmoi Mejdani?" ku ve ne dukje se terheqja e tij nga gara per kryetar te PS eshte nje gjest i zgjuar politik, sidomos me aresyen qe nuk donte te legjitimonte nje gare te manipuluar ende pa filluar. Gazeta ve ne dukje gjithashtu se ish Presidenti Mejdani u terhoq pasi e kuptoi qe nuk do ta fitonte dot, duke preferuar me mire mungesen ne gare se sa një paraqitje te turpshme. Nderkohe qe me futjen e Edi Rames ne gare ai rrezikonte jo vetem te humbiste por edhe te dilte i fundit ne gare.

Gazeta " Koha Jone" boton sot edhe opinionin "Rrezimi politik i nje paradigme,"ku komentohet refuzimi i socialisteve per t´i dhene firmat e duhura Edi Rames per te marre pjese ne Kongresin e PS. Sipas gazetes Rama pati kurajon ta keqperdore PS dhe kjo parti kuptoi se ai eshte investimi me zhgenjyes per te majten. Refuzimi i tyre ndaj Rames, qe nuk ka nje filozofi politike te majte, eshte nje shenje se ata po kthehen majtas.

Gazeta " Shekulli" citon Edi Ramen, kryetarin e bashkise se Tiranes dhe kandidatin per kryetar partie ne garen socialiste ta kete quajtur dramatike terheqjen e Mejdanit. "Shekulli" citin Zotin Rama te kete thene se nuk k andermend te terhiqet nga gara. Kjo gazete boton sot edhe opinionin me titull," Pa gare nuk ka demokraci," duke komentuar terheqjen e ish Presidentit Mejdani nga gara , shkruan se nje parti qe nuk eshte ne gjendje te bjere dakort mbi rregullat e nje gare te barabarte e te ndershme, pas te ciles do te dalin persona apo organet udheheqese e perfaqesuese, nuk ka te drejte te flase per demokraci.