1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Ani Ruci9 Nëntor 2003
https://p.dw.com/p/As4U
Hezitimi i deritanishëmn i Presidentit të Shqipërisë për të pranuar apo hedhur poshtë propozimin e kryeministrit Fatos Nano, që dy ministrat e munguar në qeverinë e tij të fillojnë punën duke u betuar para Presidentit dhe pa kaluar për votëbesim në Parlament, është tema e ditës në gazetat e Shqqipërisë.

"Koha Jonë" shkruan se një qëndrim i tillë i Presidentit për të kapërcyer krizen në qeverinë socialiste të Nanos, po çorodit politikën.

Gazeta" Albania" zbulon në titullin kryesor pakënaqësinë e madhe që ka ngjallur tek opozita në përgjithësi dhe PD e Berishës në veçanti, qëndrimi i Presidentit ndaj propozimit të kryeministrit. "Deputetet opozitarë," shkruan kjo gazetë, "e kane quajtur antikushtetues qëndrimin e Mosisiut, pasi ai, sipastyre, po tenton të arnoje kabinetin qeveritar dhe po bene perpjekje te shpetoje nje kryeminister qe ka humbur maxhorancen ne Parlament." Gazeta "Albania" njofton se ka gjasa që deputetet opozitare te bashkohen me ata socialistë, të njohur si mbeshtetës të ish kryeminsitrit Ilir Meta dhe kundershtarë të Nanos, për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit konsensual Moisiu.

Për të njëjtin zhvillim, gazeta "Albania" boton sot kryeartikullin me titull,"Edhe Moisiu pret Kongresin," ku kritikohet pritja e deritanishme e presidentit, qe sipas gazetës po luan nje lojë ku topi nuk ndodhet në fushën e tij.

Gazeta "Korieri" shkruan se Presidenti pritet ta pranoje propozimine kryeminsitzrit Nano për të zgjidhur krizën qeveritare duke plotesuar kabinetein e tioj me dy ministra qe nuk do te votebesohen ne Parlament. " Presidenti duket i gatshem te pranoje dy emra te rinj nga kryeminsitri Nano për të drejtuar ministrine e Rendit Ppublik dhe ate të Puneve të Jashtme," shkruan" Korieri."

Duke pasqyruar qendrimine kryetarit të opozitës, Sali Berisha, gazetat e sotme e citojnë atë t´i kete kerkuar publikisht Moisiut që të mos mbajë anën e asnje force politike ne zgjidhjen e krizes qeveritare. Sipas Berishes, te cituar sot nga gazetat, dy ministrat e dekretuar por të rrezuar ne Parlament nuk mund te bejne kurre betimin dhe te drejtojne ministrite perkatese, pasi kjo perben shkelje te Kushtetutes.
Nderkohe qe shtypi boton edhe mndimine konstitucionalistzeve qe besojne te kunderten.

Gazeta " Shekulli," citon sot kryetarin e Bashkise se Tiranes te kete perseritur ne nje interviste per kete gazete, se doreheqja e Kryeminitrit Nano eshte vetem hapi i parë në rrugën e gjatë të zgjidhjes së krizës ne qeveri. Kjo gazete boton gjithshtu paketen e propozimeve qe ish Presidneti Rexhep Mejdani ka dorezuar ne Partine Socialiste ne lidhje me ndryshimin e statutit te kesaj partie dhe me rregullat per nje gare te ndershme per postin e kryetarit te partise ne kongresine 12 Dhjetorit, ku deri me sot Mejdani mbetet kandidati i vetem perballe Nanos.