1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit te Kosoves

26 Maj 2004
https://p.dw.com/p/As0K

Doreheqja e Hari Holkerit nga detyra e kryeadministratorit te Kosoves, eshte teme qendrore e shtypit te sotem te Kosoves. "Koha Ditore" ne veshtrimin me titull "Njeriu I mire ne kohe e vend te gabueshem", thekson se " Historia e Harri Holkerit ne Kosove filloi jo mbare dhe mbaroi jo mbare. Diten kur erdhi ne Kosove kishte trasheguar animozitetin e krijuar ndaj OKB-se…Shkuarja e Holkerit flet po aq per ne sa edhe per te. Ndersa largohet nga posti I tij per shkaqe shendetesore ne presim se kush do te jete kryeadministratori I ardhshem". "Dhe presim sepse", sic nenvizon "Koha Ditore", " prej karakterit te nje personi do te varet ne mase te madhe se si do te qeveriset Kosova, dhe si do te ballafaqohet me tere listen e problemeve, prej privatizimit deri te statusi final ne te ardhmen".

Artikullshkruesi analizon se " Fatkeqesisht, sic kane deshmuar pese vitet e kaluara, ritmin themelor e percakton nje njeri, ai I cili zgjidhet prej Kofi Anannit per te qene I derguari I tij I vecante ne Kosove".

"Zeri" pasi pyet se kush do ta zevendesoje Hari Holkerin, me tej veren se " Holkeri kishte disavantazhe te medha, te cilat kurre nuk arriti ti tejkaloje: Moshen e tij te shtyre dhe mosnjohjen e rrethanave ne Kosove dhe ne Ballkan". Gjithnje sipas "Zerit"," Nuk eshte lehte te gjendet nje politikan apo diplomat I klases se pare I nje shteti te madh te BE-se, I cili do te kishte perkrahjen e BE-se, SHBA-se dhe Zyres se Ananit dhe ,cka eshte me e rendesishmja, do te kishte vullnet te vinte e te ulej ne vendin e shefit te UNMIK-ut, qe gjithnje e me shpesh krahasohet me " karrigen elektrike".

"Bota Sot", e cila shkruan se Harri Holkeri ishte " viktime e Beogradit ekstremist", nder te tjera komenton se " Mjerisht doreheqjen e Harri Holkerit nga Kosova, tani ekstremisti Covic e sheh si triumf te paralajmerimeve te tij, si triumf te ekstremizmit serb. Triumfi I Covicit eshte nje grusht per vlerat dhe parimet e demokracise, eshte nje grusht per UNMIK-un dhe OKB-ne, shume me I zi se 17-18 marsi", analizon "Bota Sot".

Per gazeten "Kosova Sot", " Me zgjerimin e njohjes, Holkeri dalengadale ndryshoi edhe qendrimin e tij. Por koha humbi dhe marsi solli trazirat, nje moment ku misioni I OKB-se shpalosi dobesite e tij.

Pavaresisht se doreheqja eshte arsyetuar me shkaqet shendetesore, motive I vertete eshte ndjenja e pergjegjesise se Holkerit. Eshte e veshtire te mbahet ai post me nje vrrage kaq te madhe sa ajo e marsit. Me siguri qe asnje kryeamdinistrator nuk do ta perballonte dot", konkludon "Kosova Sot".

Per "Epoken e Re" ,"Shefi I UNMIK-ut, Holker, dha doreheqjen e pritur, kurse e perditeshmja "Pavaresia" pasi pyet se kush mund te jete pasardhes I Holkerit me tej duke iu referuar nje diplomati te Bashkimit Evropian shkruan se ‘"Ky diplomat gjithashtu ka deklaruar se holandezi Pieter Feith, zevendesdrejtor I pergjithshem I Ceshtjeve te Jashtme dhe Politiko –Ushtarake te BE-se, mund te jete njeri nga kandidatet".