1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit te Kosoves

Agim Zogaj/Prishtine28 Janar 2004
https://p.dw.com/p/As2g
"Korrupsioni, nje fenomen shkaterrues per te ardhmen e Kosoves. Dyshimet per pranine dhe lulezimin e korrupsionit ne Kosove, nuk mund te quhen vetem supozime, ose tentime per fillimin e fushates zgjedhore. Faktikisht dyshimet kane mbeshtetje ne shembuj konkrete, te konfirmuar nga organizatat relevante, te autorizuara". Keshte, nder te tjera vleresohet ne editorialin e numrit te sotem te "Kohes Ditore" ne vijim te cilit konkludohet se " Dyshimet se ne Kosove ka korrupsion jane te qendrushme. Nje sere faktesh, sadoqe me shpejtesi mbulohen me plaf, ose devalvohen si te paqena, diagnostifikojne qarte kete sindrom. Konstatimet dhe prononcimet e fuqishme, ne cilesine e mbrojtesve konkrete ose ne aspektin e pergjithshem, e kane luhatshmerine sa mos te kene mundesi e te qendrojne ne vertikale". Korrupsioni, sic veren artikullshkruesi " mund te shfaqet me spekter te gjere te disenjimeve, ne trajta te vogla dhe te medha, ngase emeruesi i perbashket i te gjitha formave eshte korrupsioni. Ne kete spekter bejne pjese semundja e quajtur tenderizem, madje punesimi, mitoja, moskryeerja me kohe e detyrave administrative prej nga lindin elemente te korrupsionit". "Zeri" numrin e qel me njoftimin per viziten e paralajmeruar te krereve te AKM-se, Nikolas Lambsdorf dhe Maria Fuci ne Njo -Jork. Gazeta thekson se " Qeveritaret kosovare jane te bindur se Lambsdorf dhe Fuci do te mundohen te bejne per vete ekspertet e OKB-se. Per kete shkak, nje mori dyshimesh e percjellin kete vizite te tyre ne Nju - Jork. Ne rrethanat e krijuara koheve te fundit dyshimet e zyrtareve tane jane te pritura. Menyra e vetme per tiu shmangur efektit te tyre ka qene qe Lamsdorf dhe Fuci te marrin me vete edhe ndonje prej tre perfaqesuesve vendore ne Bordin e drejtoreve te AKM-se". Artikullshkuresi shfaq dyshimin se "injorimi i zyrtareve vendore prej Lambsdorfit dhe Fucit, i cili eshte vazhdimesi e sjelljes se tyre ne AKM, eshte nje prej burimeve te problemeve qe kane mberthyer privatizimin". Shtypi i ketushem serish e rikthen ceshtjen e qytetit te ndare te Mitrovices ne temat qendrore politike. Keshtu, "Bota Sot" nenvizon se " E vetmja rruge e drejte e perpjekjeve per bashkimin e Mitrovices eshte qe faktoret e Kosoves te gjejne gjuhe te perbashket per realizimin e ketij bashkimi, te bashkerendojne energjite e tyre ne menyre sa me optimale, te perqendrohen se bashku ne nje pike te vetme, te ushtroje trysni gjithnje e me te shtuar ndaj faktoreve qe e pengojne bashkimin e Mitrovices dhe te ndergjegjesojne opinonin e vendit e opinionin nderkombetar per ate qe po ndodh ne lagjen veriore te Mitrovices nga prnia atje e makinerise se luftes te Serbise". Ne kete kontekst gazeta komenton se "Ne permbushjen e keti standardi, tejet strategjik per Kosoven e me gjere, Kosova, pra institucionet e saj perfaqesuse, duhet tu bejne thirrje institucioneve nderkombetare te cilat jane te pranishme ne vendin tone qe ti kontribuojne me te gjitha menyrat dhe mjetet qe ato i kane ne dispozicion bashkimit te Mitrovices".