1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit

4 Janar 2006

Temta kryesore: Katastrofa në Bad Reichenhall, papunësia në Gjermani dhe konflikti ruso-ukrainas për gazin

https://p.dw.com/p/Ars4
skuadrat e shpetimit ne Bad Reichenhall
skuadrat e shpetimit ne Bad ReichenhallFotografi: AP

Shumica e gazetave trajtojnë fatkeqesinë në palestrën e patinazhit në Bad Reichenhall të Bavarisë.

Frankfurter Allgemeine Zeitung komenton: "Siguria e sallave dhe ndërtesave te larta në Gjermani kontrollohet gjithnjë e më rrallë se sa funksionaliteti i makinave dhe motoçikletave. Personeli i kontrollit të sigurisë së ndertesave është rralluar shumë në kuader të kursimeve të përgjithshme. Për fat të keq nuk praktikohet që ndërtuesi të sjellë specialistë për sigurinë e ndërtesës. Të gjitha nuk mund t´i kontrollosh, por që planet të anashkalojnë kontrollin me procedura të thjeshtesuara për të marrë lejen, që konstruksionet e betonit të jenë tre dhjetevjeçarë rresht në shi e stuhi,- dhe këtë të mos e shohë askush, kjo duhet ndryshuar. Sidoqofte katastrofa ka zgjuar nga gjumi ndonjë pronar ndërtimesh. Komunat, qytetet do të shohin tani me sy tjetër ndërtesat e vjetra."


"Mannheimer Morgen" shkruan: "Që në të gjithë Bavarinë po mbyllen tani palestrat e sportit dhe të patinazhit nga frika, se mos bien çatitë është e kuptueshme nga ana emocionale, por është shenjë vobektësie. Kontrolli i rregullt i statikës së ndërtesave, të tilla duhet të ishte i vetëkuptueshëm dhe të mos bëhej me urgjencë, pasi fëmija ka rënë në pus. Shpjegimi i mundshëm, se bora e rënë në Bad Reichenhall kësaj rradhe ka qenë shumë e rëndë dhe e lagësht, është i turpshëm. Gjermania nuk është republikë bananesh. Kush dëshiron të jetë në krye të botës në sektorin e teknologjisë, duhet të ndertojë së paku çati që mbajnë."

"taz" shkruan: "Shkaku i fatkeqesisë në Bad Reichenhall është i pasqaruar. Fajësimet e nxituara, që përhapën disa reporterë janë të papërgjegjshme. Edhe ndaj atyre, që tani kanë frikë, se mund të pergjigjen së shpejti para gjyqit, dhe të cilët ndoshta janë krejtësisht të pafajshëm në atë tragjedi. Supozimi i pafajësisë nuk zvogëlohet, n.q.se Bad Reichenhallin e konsiderojmë me të drejtë si shenjë të mosbesimit në rritje ndaj infrastruktues publike. Rrëzimi i ndërtesave në vende si Turqia dhe Rusia pranohet shpesh me ngritje supesh. Ndoshta ka arritur momenti, kur edhe në Gjermani nuk duhet pritur asgjë tjetër."


"Schwarzwälder Bote" komenton: "Kush mban përgjegjësi për ta? Atmosfera në këtë vend kurativ është padyshim e rënduar, por shumë i madh është edhe zemërimi. Sepse gjoja në sallë ishin lënë fëmijet edhe kur çatia kishte kërcitur. Shtrohet pyetja nese profiti vjen para përgjegjësisë. Tani, shumë vonë kudo mbyllen sallat dhe sigurohen çatitë. Kudo janë shumë të prekur. Edhe Edmund Stoiberi dhe politikanët e tij. Por kujt i shërbejnë fjalet e bukura të ngushëllimet? Politikanët në fshat dhe në qytet duhet të shohin që të mos shkatërrohet infrastruktura dhe që palestrat e vjetra e të kalbura të mos i bien mbi kokë."


Për shkak të papunësisë së lartë niveli i raportave të mjekut në vendet e punës për arsye sëmundjeje ra vitin e kaluar në një nivel rekord. Për këtë vit ekonomistet parashikojnë rritje ekonomike, por a do të zbusë kjo papunësinë?

Rhein Neckar Zeitung shkruan: "Kthesë në tregun e punës, klientët e dëgjojnë me qejf këtë. Në rradhë të parë, sepse në vitin 2006 zhvillimi ekonomik është para derës. Pyetja është vetëm se a do të hyjë brenda. Apo siç ka ndodhur vitet e mëparshme do t´i kalojë tangent të papunët. Që prej ndërrimit të qeverisë nuk kanë ndodhur shumë gjera. Programet e tregut të punës janë intensifikuar. Numërimi bëhet disi ndryshe. Por një prognozë e besueshme për këtë vit nuk konstatohet dot.

Ostthüringer Zeitung vëren: "Për kthesën e shpresuar nuk mund të bëhet fjalë me gjithë dëshirën e mirë. Shënohet një klimë më e mirë për konjunkturën, por më pak të papunë ka patur në rradhë të parë për shkak të shifrave më të pakta të pushimeve nga puna në sektorin e ndërtimit dhe sepse janë ndërmjetesuar punë me një euro. Pas vales së shkurtimeve në ndertim është arritur sic duket nivel që nuk mund të kapercehet më. Dhe tek punësimet për një euro dëshmohet se forca ndermjetesuese e agjensisë së punës është shtuar, por se sa vende të perhershme pune do të krijohen keshtu mbetet e hapur. Ekonomistet janë skeptikë ndaj efekteve statistikore në renien e papunësisë."

Rusia dhe Ukraina kanë renë megjithatë dakord të bisedojnë për zgjidhjen e konfliktit për tubacionet e gazit.

Aachener Nachrichten: "N.q.se të mëson diçka matja e forcave ndermjet Moskës dhe Kievit e motivuar politikisht dhe jo ekonomikisht, atëherë është se vetëdija që lëndët djegëse janë të sigurta dhe që mund t´i blesh, nuk është më aq e sigurtë. Kush do energji të sigurtë duhet të ndërrojë drejtim drejt energjive të rinovueshme diellit, eres, ujit, ngrohtësisë së tokës.