1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit

29 Gusht 2005

Tema: hurrikani në SHBA, fushata elektorale e CDU-së dhe gjendja në Afganistan.

https://p.dw.com/p/Aru2
Hurrikani Katrina ne New Orleans
Hurrikani Katrina ne New OrleansFotografi: AP

Gazetat gjermane sot shkruajnë për hurrikanin Katrina që goditi bregdetin e SHBA-ve.
Citojmë nga "Fuldaer Zeitung"

"Niveli i lartë i ujerave në Alpet veriore shkakton dëme miliardëshe, në mbarë botën shkrihen akullnajat, në Portugali marrin zjarr pyjet e thara, pas thatesirës ekstreme në shtetet afrikane popullsia rrezikohet nga uria dhe në SHBA hurrikani "Katrina" i bën rrugë vetes me shpejtesi prej 300 km/orë. Të gjitha këto në këtë verë. Shenjat e transformimit të klimës janë mjaft të dukshme."

"Heilbronner Stimme" shkruan për hurrikanin

"Edhe për banoret e sprovuar të bregdetit situata po merr gradualisht dimensione të reja. Në shtimin e stuhive shkaterrimtare, dhe intensitetin e tyre studjuesit e klimës e ndjejnë vetën se kanë të drejtë me pohimet e tyre. "Katrina" shihet si varianti amerikan i cunamit aziatik, por për fat është e ekzagjeruar. A do të mbetet si bunker betoni politika e izoluar e Xhorxh Bushit për klimën, që nuk përfill marrëveshjet nderkombetare? Apo do ta ngre era edhe atë?"

"Der neue Tag" nga Weiden shkruan.

"Eshtë ironi e hidhur, që pikërisht stuhia paralizon edhe nxjerrjen e naftës në bregdetin e SHBA-ve. Lidhjet ndermjet ngrohjes së tokës dhe shtimit të katastrofave të klimës nuk i mohon dot më as qeveria e Bushit. Por SHBA vazhdojnë punën e tyre në çështjen e mbrojtjes së klimës, pjesa tjetër e shteteve të marrëveshjes së Kiotos duhet t´ia dalë mbanë edhe pa ekonominë e fortë amerikane, e cila hedh në atmosfere pjesën më të madhe të dioksidit të karbonit."

Ish shefi i Siemensit von Pierer bëhet keshilltari ekonomik i kandidates për kancelare të opozites Merkel.

"Lübecker Nachrichten" shkruan:

"Pavaresisht se sa i madh apo i vogel do të jetë roli që do të luajë në të ardhmen Heinrich von Pierer në krah të Angela Merkelit. Fushata e saj elektorale fiton nga rekrutimi i tij. Siemens është një nga emrat më të preferuar të industrisë gjermane. Ish shefi i koncernit internacional është tani deshmi se edhe Merkel mund të komunikojë mirë me boset e ekonomisë. Këtë nam e kishte deri tani Gerhard Schrëder, ndersa shefja e CDU konsiderohej si një asnjanëse persa i përket ekonomisë. Merkel do ta kishte bërë von Pierer-in me gjithë qejf ministër të ekonomisë. Me pranimin nga Paul Kirchhof të postit të ministrit të financave ajo mund ta kalojë dhimbjen e shkaktuar nga refuzimi i Piererit. Boshlleku politik në politikën ekonomike dhe financiare që shkaktoi largimi i Friedrich Merzit është plotësuar përgjysëm nga Kirchhof. Profesori i paparti mishëron atë kompetencë në politikën financiare që nuk lidhet më me asnjë emer në union. Von Pierer jep tani një çikë më shumë ndriçim. Prioriteti vendet e punës. Por pikërisht në këtë fushe centrale unionit i mungon profili i vet."

Handelsblatt e "Düsseldorfit":

"Heinrich von Pierer ish shefi i Siemensit do të drejtojë një komision ekspertesh, një forum i nderuar me 10 vetë me kompetencë të larë ekonomike, që duhet t´i japin Merkelit këshilla, se si mund të arrijë më shumë "zhvillim dhe inovacion": Komisionet e eksperteve janë dicka shumë e bukur, ata mund të përpilojnë raporte të hollësishme dhe të demonstrojnë se shumë gjera, që as nuk do dhe as nuk mund t´i ndryshosh mund t´i marrësh seriozisht dhe me vendosmëri. Nga ana politike kjo nuk të detyron për asgjë. Sigurisht që nuk bën dëm nqs një drejtues me pervojë i një koncerni si Heinrich von Pierer vë në dispozicion të kancelares së ardhshme pervojën dhe kontaktet e tij. E kenaqshme për Angela Merkelin është se ajo mund ta zbukurojë fushatën e saj elektorale me një pllakatë të re ekonomike. Kështu kryetari i komisionit të specialistëve i ka sherbyer kryetares që pa ardhur mirë në postin e tij."


"Märkische Oderzeitung" shkruan për situatën në Afganistan

"Për stabilitet në Afganistan nuk mund të bëhet fjalë. Këtu ka faj edhe veprimi i ndarë i Isafit dhe kontigjentit amerikan. Ndersa trupa mbrojtese duhet të sigurojë ngritjen e strukturave politike dhe ekonomike, amerikanët ndodhen vazhdimisht në luftë kunder terrorit. Ministri gjerman i mbrojtjes Peter Struck nuk është për shkrirjen e dy detyrave, që do ta shtonin forcën goditese. Për shkak të shtimit te humbjeve në anën amerikane, Berlini ka frikë se ushtarët gjermane mund të pesojnë humbje nqs futen në luftime. Kontigjenti gjerman do të rritet në 3000 ushtarë dhe zona e operacionit në veri të Afganistanit do të zgjerohet."