1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shytpit të Kosovës

1 Gusht 2004
https://p.dw.com/p/ArzB

"Eide i rekomandon Annanit ndryshimin e " standardeve para statusit". Eshte ky titulli i madh hapes i numrit te sotem te "Kohes Ditore" e cila sqaron se " Pushteti do te transferohet me shpejt nga UNMiK -u ne institucionet e Kosoves, si pjese e rekomandimeve per riparim te misionit te OKB-se ne Kosove, te hartuara nga i derguari i posacem, Kai Eide, i kane thene te premten Reutersit diplomate nderkombetare ne OKB".

Gjithnje sipas ketyre burimeve te cilave iu referohet gazeta ne fjale". Ne raportin e vet per sekretarin e pergjithshem Kofi Annan, norvegjezi Eide rekomandon edhe rishikimin e politikes se vendosur qe nga viti 1999 sipas se ciles Kosova duhet te permbushe nje liste te gjate standardesh para se bashkesia nderkombetare te merret me ceshtjen e statusit final te Kosoves", i kane thene "Kohes Ditore" diplomatet e OKB-se qe kane folur me kusht anonimiteti. "Kjo politike, e njohur si "standardet para statusit", sipas tyre" do te ndryshohej ashtu qe te identifikoje standardet me te rendesishme dhe te vere theksin ne arritjen e shpejte te tyre".

"Koha Ditore" ndersa, duke rikthyer ne rubriken veshtrime dhe editoriali
temen e korrupsionit dhe luftimin e tij, nder te tjera nenvizon se: "Permasat e korrupsionit deshmojne, jo per ndonje dukuri negative te vogel, por per semundje te rende shoqerore qe pengon konstituimin e institucioneve, te cilat duhet t´i realizojne interesat e perbashketa. Pasojat nga korrupsioni jane aq me te renda, ngase kemi te bejme me hapat e pare te ndertimit te institucioneve te reja te Kosoves. Korrupsioni ngulfat vete karakterin publik te institucioneve, i ben te brishta dhe joefikase. Rrenimi i interesave te perbashketa e ben shoqerine te copezuar Brenda institucioneve individuale dhe grupeve: kete copezim nuk arrin ta fshehe frazologjia per idealin e pavaresise. Kur disa kerkojne me padurim, bartjen sa me te shpejte te kompetencave nga UNMik-u te vendoret, sikur i kane parasysh mundesite me te medha per vjeljen e fondeve pubike. Realizimi i pavaresise, nderkaq, supozon nje pergjegjesi dhe perkushtim per interesa te perbashketa politike, ekonomike e kulturore", konkludohet ne veshtrimin e "Kohes Ditore".

Pikerisht ne temen e korrupsionit, "Bot Sot", ne veshtrimin me titull" Te shpetohet Kosova nga korruspsioni" komenton se " Kosova eshte nje shtet qe po behet. Ndersa nje semundje e tille, sic eshte korrupsioni, jo vetem qe pengon berjen e shtetit, por ajo di te shkatrroje edhe shtete me rrenje te
forta. Kambanat e alarmit kane rene fuqishem. Ne Kosove duhet te gjendet ilaci kunder gangrenes se shoqerise sone - korrupsionit".

Ne kete kontekst komentatori i "Botes Sot" eshte konkret kur spikat se".standardi i pare, te cilin duhet ta permbushe Qeveria e Kosoves, por edhe misioni i UNMiK-ut, eshte: jo " strategjia ne leter kunder korrupsionit", por lufta e menjehereshme kunder korrupsionit, me te gjitha mjetet dhe ne te gjitha menyrat".

"Bota Sot" ne faqen ballore citon ismail Kadarene te kete thene ne fjalen e tij me rastin e hapjes se panairit te Librit ne Ulqin se " Ballkani eshte lodhur nga armiqesite, nga urrejtja, nga acarimet.".