1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Patriot dhe xhentëllmen. Portret i Xhon Kerrit

Anke Hagedorn30 Tetor 2004

Në zgjedhjet presidenciale të datës dy nëntor nuk është interesante të dihet vetëm se kush do të fitojë Bush apo Kerri, por një pyetje tjetër po tërheq akoma më shumë vëmendjen. A do të ketë një rezultat të qartë zgjedhor apo do të vendosë sërish gjyqi, si në vitin 2000 mbi përfundimin e zgjedhjeve. Të gjithë ekspertët parashikojnë një rezultat shumë të përafërt të të dy kandidatëve. Për kandidatin Bush ka çdo amerikan një opnion të tijin, pro apo kundraBushit, por jo çdo amerikan e njeh Xhon Kerrin

https://p.dw.com/p/ArRn
Kandidati për president, Xhon Kerri
Kandidati për president, Xhon KerriFotografi: AP


"Emri im është Xhon Kerri. Jam gati për shërbim". Xhon Kerri salutoi ushtarakisht, kur ai u prezantua si kandidat i demokratëve në korrik. E kaluara e tij si oficer i dalluar dhe dekoruar në Luftën e Vjetnamit përshkon si fill i kuq të gjithë fushatën zgjedhore të tij. Ajo synon të theksojë cilësitë drejtuese të Kerrit dhe patriotizmin e tij. Demokrati e thekson qëllimisht imazhin e tij si hero i luftës, me qëllim të vënies kundra imazhit të Bushit si president i vetëemëruar lufte. Politika e tij në Irak kritikohet nga Kerri gjithnjë e më ashpër:

"Ne e dimë tanimë që për vendin tonë dhe trupat tona ka më pak siguri pasi ky president nuk i ka bërë detyrat e tij si duhet në rastin e Irakut. Inkompetenca e pabesueshme e këtij presidenti rrezikon jetën e ushtarëve tanë dhe të vendit tonë"

Edhe për Kerrin lufta kundër terrorizmit qëndron e para në listën e prioriteteve, por ai nuk e sheh në Irak fushëbetejën kundër terroristëve dhe futjen në luftë në mënyrë të njëanshme të amerikanëve ne Irak, Kerri nuk e vlerëson si strategji të sukseshme.

Xhon Kerri mori pjesë në luftën në Vjetnam në vitin 1968, por tek ky hap nuk e shtyu entuziazmi i tij për luftën, por nderimi i tij për figurën e Xhon Kenedit, inicialet e emrit të të cilit mban edhe emri Xhon Kerri. Ai ka marrë pjesë në të njëjtat qarqe si Xhon Kenedi. Madje Kenedi e ka ftuar njëhere edhe Kerrin për lundrim me varkë. Por ndryshe nga Kenedi, Xhon Kerri ka rrënjë të përhapura gjeografike. Ai është rritur në një sërë shtetesh në dy kontinente. Kerri i përket një familjeje aristokratike si Bush, këto janë familje të cilat pas kohës së pavarësisë në Amerikë kanë pozicione të rëndësishme në politikën amerikane.

Por ndryshe nga Bushi, i cili i mëshon imazhit të tij si i afërt me popullin, Xhon Kerri duket si një xhentëllmen që njeh botën, që flet rrjedhshëm frëngjisht dhe zotëron finesën e të sjellurit. Pasurinë e tij të tanishme ai ja dedikon gruas së tij, trashëgimtare e një pasurie miliardash nga koncerni i Ketchup. Por pamja aristokratike e një burri 1.93 i gjatë, gjithmonë i veshur perfekt i jep Kerrit edhe një nuancë të njeriu gati të paafrueshëm. Kritikët e Kerrit e akuzojnë atë për arrogancë dhe mungesë të popullaritetit tek njerëzit. Por ajo që e bën Kerrin të dashur për njerëzit është besueshmëria dhe përvoja e tij. Kerri është angazhuar herët në politikë, krahas përvojës së tij si avokat dhe prokuror. Në vitin 1982 ai u zgjodh si demokrat, zëvendësguvernator në Masaçusets. Në vitin 1984 për herë të parë si përfaqësues i vendlindjes se tij, ai zuri një vend si senator. Në këtë pozicion Kerri u zgjodh për vite me radhë.
Kerri njihet si propangues i opinionit politik për kontrollin e fortë të armëve dhe tregtisë së tyre. Si senator ai është për krijimin e një sistemi të përgjithshëm të siguracionit shëndetësor, për reforma në arsim, mbrojtjen e mjedisit. Këto tema ai i ka kthyer në fushatë zgjedhore. Zgjedhësit do të vendosin në dy nëntor nëse Kerri me programin e tij do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.