1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

'Perëndimi duhet të hartojë një strategji kundër IS'

Bettina Marx7 Nëntor 2014

Marshimi i milicëve terroristë të "Shtetit Islamik" kërcënon edhe Perëndimin. Kështu mendojnë ekspertët në Berlin. Ata kërkojnë një përgjigje për pyetjen: Si mund të përballet kjo sfidë?

https://p.dw.com/p/1Dif7
Fotografi: Reuters

Prej muajsh terroristët Islamikë të të ashtuquajturit "Shteti Islamik" po shkaktojnë gjakderdhje e shkatërrime në Siri dhe Irak. Marshimi i tyre duket i pandalshëm. Bashkësia botërore duket e humbur para këtij fenomeni. Çfarë duhet të bëhet, si duhet të ndalohet "Shteti Islamik"? Këto pyetje diskutuan politikanë të fraksionit CDU/CSU së bashku me ekspertë nga politika dhe shkenca në Berlin. Deputetja Elisabeth Motschmann ngriti pyetjen: "A duhet të përfshihemi ne?". Përgjigja ishte e qartë. "Po", tha ish diplomati Géza Andreas von Geyr. Drejtuesi i departamentit politik në Ministrinë e Mbrojtjes gjermane është i bindur: "Ne, europianët, nuk mund të rrimë duarkryq sepse ka mijëra europianë që iu janë bashkuar terroristëve." Këta luftëtarë janë kërcënim për Perëndimin, por duhet të mbajnë përgjegjësi edhe para gjykatave. Por është edhe në interesin e Perëndimit që ajo zonë të ketë stabilitet, sepse një shkatërrim i Irakut dhe Sirisë do të kishte pasoja të paparashikueshme. Prandaj Europa dhe SHBA duhet të hartojnë një strategji ushtarake, politike dhe humanitare.

Edhe Walter Posch nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë mendon se duhet të ketë ndërhyrje: "Pesha politike e Gjermanisë si fuqi udhëheqëse në Europë është e madhe dhe kjo duhet të përdoret", tha studiuesi austriak, i cili në punën e tij shkencore studion radikalizmin islamik. Ai theksoi se duhet punuar me partnerët rajonalë. Sipas tij Turqia mund të luajë një rol të rëndësishëm. Është koha që Turqia të vëzhgojë si me lupë kufrin e saj të gjatë me Sirinë dhe Irakun për të ndaluar furnizimet e IS me armë. Por për Turqinë ende më e rëndësishme është lufta ndaj partisë kurde PKK.

Syrien Türkei Grenze Kämpfe um Kobane 10.10.2014
Nga luftimet për qytetin KobaneFotografi: REUTERS/U. Bektas

Luftëtarë të huaj tek IS

Përgjegjësi i Lindjes së Afërme në Ministrinë e Jashtme, Miguel Berger, sheh Gjermaninë dhe Europën si përgjegjëse. "Pëe IS luftojnë 15 000 luftëtarë nga 80 shtete, mes të cilëve 20% janë nga Euopa", tha ai. Këta luftëtarë përbëjnë rrethin e tretë të rëndësisë së IS. Sipas shërbimeve sekrete perëndimore rrethi i parë përbëhet nga rreth 30 000 luftëtarë me eksperiencë të organizatës terroriste Al-Kaeda. Ndërsa rrethi i dytë përbëhet nga ish -shtarë të ushtrisë irakiane, që ndihen të margjinalizuar pas kontrollit të vendit nga Amerika. Edhe ata dhanë një kontribut që IS të arrijë shpejt në këtë gjendie. Berger thotë se marshimi i terroristëve është i mbështetur mirë edhe nga ana financare. Ndërprerja e burimeve financiare të IS duhet të jetë strategjia kryesore e Perëndimit.

Kurdische Flüchtlinge aus Kobane 20.10.2014 Suruc
Refugjatë kurdëFotografi: Reuters/Kai Pfaffenbach

Asadi nuk është partner

Përveç kësaj Perëndimi duhet të bashkëpunojë edhe me qeverinë qendore në Bagdad. Qeveria e re që drejtohet nga Al-Abadi duhet të përqëndrohet më shumë tek popullsia myslimane sunite e lënë pas dore dhe t'u japë atyre një perspektivë për të ardhmen në Irak. Vetëm kështu mund të thahen burimet e terrorit.

Shefi i shtetit sirian Baschar Al-Assad nuk mund jetë një partner, me të cilin mund të bashkëpunohet. Të gjithë ekspertët janë të këtij mendimi. Ai mban përgjegjësi për luftën në Siri me dhjetëra e mijëra të vdekur. Walter Posch tha se ai nuk është në gjendje të rimarrë pjesët e humbura të shtetit të tij dhe t'i verë nën kontroll.