1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Freilassung PKK

Gerwald Herter / München (BR)21 Korrik 2008

Drama e pengjeve gjermane në malin Ararat në Turqi përfundoi pa gjakderdhje. Të dielën gjermanët e rrëmbyer nga anëtarë të partisë së ndaluar kurde PKK u liruan pas 12 ditësh.

https://p.dw.com/p/Eg07
Flamuri i PKKFotografi: AP

PKK jo vetëm që nuk i bëri mirë llogaritë, por dëmtoi keqazi pa nevojë pozicionin e saj . Dhe këtë jo vetëm në sytë e pengjeve gjermanë dhe familjeve të tyre. Aksionet e ushtrisë turke në veriun e Irakut e kanë dobësuar së tepërmi PKK. Dihet se shpërblime politike nga qeveria gjermane për lirimin e tre alpinistëve gjermanë nuk mund të presë PKK-ja. Nuk kishte rrugë tjetër. Çdo lloj lëshimi do të kishte bërë që Gjermanisë t'i bëhej shantazh. Kjo nuk do të ishte gjë tjetër veçse një ftesë ndaj grupimeve të tjera militante apo terroriste për të rrëmbyer kudo në botë qytetarë gjermanë.


Që nga viti 2004 partia punëtore kurde, PKK është e ndaluar. Në SHBA ajo konsiderohet prej kohësh si organizatë terroriste, edhe vendet e BE-së bënë të njëjtën vlerësim. Ndërsa atyre që i shohin luftëtarët e PKK-së di rebelë heronj, duhet që t'ja ketë hapur sytë rrëmbimi në malin Ararat.

Sigurisht që askush nuk dyshon që kurdët në Turqi nuk e kanë te lehtë, që për dekada ata janë shtypur dhe injoruar. Kërkesa e tyre për një autonomi më të gjerë është e e drejtë. Megjithëse Turqia ka bërë disa lëshime ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim.


Por me aksione të tilla si rrëmbimi i alpinistëve gjermanë, PKK-ja nuk do të realizojë asnjë nga qëllimet e saj, më së shumti do të arrijë të kundërtën. Pra ajo e vendos kështu veten përfundimisht në kategorinë terroriste dhe humbet edhe simpatitë e fundit duke ja bërë kështu autoriteteve gjermane të sigurisë më të lehtë për të vepruar me ashpërsi kundër saj.


Megjithëse është organizatë e ndaluar në Gjermani, PKK e ka Gjermaninë si një vend të rëndësishëm tërheqjeje, për vete dhe për organizatën pasardhëse. Proceset hetimore dhe dënimet tregojnë se funksionarët e PKK-së, në Gjermani arrijnë të zhvasin donacione, të rekrutojnë anëtarë të rinj dhe të veprojnë më ashpërsi kundër institucioneve turke.


Kështu strategjia e dorëheqjes nga dhuna e paraqitur jashtë merr tashmë një nuancë të re. Autoritetet gjermane po qe se veprojnë të vendosur kudnër PKK-së, atëherë ata para së gjithash plotësojnë kërkesat turke, por kjo nuk është gjithçka.


Në Gjermani jetojnë 500.000 deri në 800.000 kurdë, më shumë se kudo tjetër në Evropë. Më pak se 12.000 syresh i përkasin PKK-së apo degëve të saj, pra vetëm një pakicë. Qeveria gjermane duhet që të mbrojë jo vetëm gjermanët apo turqit nga PKK, por edhe shumicën kurde në vend. Janë shumë ata nuk duan të kenë të bëjnë më me këtë organizatë.


Me rrëmbimin e tre alpinistëve gjermanë në malin Ararat, PKK-ja vërtet tërhoqi vëmendjen e opinionit, por para së gjithash tregoi dëshpërimin e saj.