1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Netanjahu Befragung

10 Gusht 2010

Në aksionin komando kundër karvanit turk të Gazës, ushtarët duhet të mbështeteshin vetëm te gjykimi i tyre. Ministrat kompetentë, duke përfshirë edhe Netanjahun, kishin hequr dorë nga planifikimi.

https://p.dw.com/p/Ohdq

Jo, nuk ishte ditë e mirë për Benjamin Netanjahun. Kryeministri i Izraelit e bëri të qartë para komisionit hetimor, se sa pak qe informuar në kohën e duhur për aksionin ushtarak dhe se nuk ishte përpjekur aspak t'i mbante frerët shtrënguar. Megjithëse kishte qenë i ndërgjegjshëm sa delikate kishte qenë tema, Netanjahu ia kishte deleguar çështjen ministrit të tij të Mbrojtjes dhe ushtrisë dhe ishte nisur në udhëtim në botën e jashtme. Kjo në një kohë që ai ishte krejt i ndërgjegjshëm se bëhet fjalë për një çështje delikate.

Pesë ditë përpara se komandot e ndërhyrjes të zbrisnin me litar në anijet e flotës ndihmëse dhe të binin drejtpërdrejtë në masën e njerëzve, grupi më i ngushtë konsultativ i udhëheqjes izraelite, i ashtuquajturi grup i të shtatëve, foli për anijet me kurs drejt Gazës. Ky është raundi ku bëjnë pjesë ministrat më të rëndësishëm, të cilët vendosin për çështjet qendrore të sigurisë së Izraelit. Si veproi ky organizëm me flotën e vogël të anijeve, të lë pa gojë. Ministrat nuk hartuan plane të mundshme angazhimi të marinës. Ata nuk pyetën, se çfarë dihej për pasagjerët në bordin e anijeve dhe nuk verifikuan nëse ushtria kishte një plan B, për ta ndaluar flotiljen. Siç e dimë tashmë, ushtria nuk kishte alternativë tjetër.

Tim Aßmann
Tim AßmannFotografi: BR

Jo, raundi i të shtatëve diskutoi vetëm pasojat eventuale të aksionit ndaj imazhit të Izraelit. Më në fund, raundi ra dakord: bllokada detare duhet të mbetet në fuqi, pavarësisht një humbjeje të mundshme të prestigjit. Humbjet eventuale të jetës së njerëzve ishin çështje e ushtarakëve. Që Benjamin Netanjahu, sipas të dhënave të tij, të ketë urdhëruar që të bëhet gjithcka për të shmangur viktimat, kjo vetëkuptohet. Kryeministri i Izraelit ka treguar, për fat të keq, jo për herë të parë, që nuk i ka gjërat nën kontroll dhe se i rrëshket lehtë kontrolli nga duart.

Përgjegjësinë për fiaskon e përgjakshme në det të hapur ai ia la ministrit të tij të Mbrojtjes, i cili tani është në radhë që t'i japë përgjigje komisionit hetimor. Komisioni, të cilin fillimisht e tallën, për kompetencat e dobëta që kishte, u pajis më një mandat më të fuqishëm dhe e ka habitur opionionin me pyetjet kritike që ka bërë.

Megjithatë, përpunimi i hetimeve të ndryshme nga organi hetimor i Kombeve të Bashkuara është i domosdoshëm. Kjo doli në pah edhe nga marrja në pyetje e kryeministrit Netanjahu. Ai foli për përpjekjet intensive paraprake diplomatike të Izraelit për ta bindur flotën të ndryshonte drejtimin.

Autor: Tim Assman

Redaktoi: Aida Cama