1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Po përpiqemi të mësohemi me njëri- tjetrin!

Thomas Roth11 Tetor 2005

Intervistë me kryetarin e partisë socialdemokrate, Franc Myntefering

https://p.dw.com/p/Aqt4
Kryetari i SPD-së, Franc Myntefering
Kryetari i SPD-së, Franc MynteferingFotografi: AP

Pyetje: Zoti Myntefering, sikurse e pamë sot, ju është dashur pothuajse nje gjysëm ore kohë, para se te fillonit konferencen për shtyp. Kishit vështirësi të nxirrnit rezultatet përpara kryesisë së partisë?

Myntefering: Jo, por ne kemi diskutuar gjatë me njëri- tjetrin, dhe kjo besoj se është diçka e vetëkuptueshme, sepse bëhej fjalë për çështjen e debatit të brendshëm, pasi sot nuk është vendosur akoma që do të ketë nje koalicion të madh, por që..

Pyetje: Por, që?

Myntefering: Por që do të fillojmë bisedimet për të rënë dakord.

Pyetje: Kjo do të thotë qe nuk jeni perballuar me kundërshtimin e kryesisë së partisë?

Myntefering: Po patjetër, u tha çfarë mendohej dhe pati edhe disa këshilla të vlefshme se cfarë mund të bëhet me tej për të sjellë edhe më shume profilin kristan- demokrat dhe per ta zbatuar atë, sigurisht. Kjo do të jetë detyra e javëve në vijim. Pra do të fillojmë tani. Kjo çështje nuk ka përfunduar, por do të fillojë tani.

Pyetje: Kjo do të thotë që në fillim disave u duhet të pranojnë realitetin.

Myntefering: Po. Sigurisht që kishim pritur rezultate te tjera. Nga ana tjetër ajo që është rezultat i bisedimeve, është diçka shumë pozitive. Pra mund te përfitojmë dicka nga kjo gjë.

Pyetje: Ju keni ministrinë e financave në anën tuaj ose me mirë të themi të SPD-se qe do të zënë vend në parlament. Faktikisht, kjo ë shtë nga njëra anë një ministri kyçe, por nga ana tjetër eshte një sprovë. Nuk e keni problem këtë?

Myntefering: Socialdemokratët nuk i tremben vështirësive, sidomos kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve kyçe. Natyrisht qe është një ministri që shfaq probleme të mëdha dhe përveç kësaj lind pyetja nëse ne ia dalim mbanë t´i bashkojmë landet federale dhe të stabilizojmë gjëndjen në vend. Çështja që shtrohet është: Çfarë duhet të bëjmë për të zgjidhur problemet në Gjermani. Financat janë thelbi i kesaj çështjeje dhe ne nuk mund t´i shmangemi kesaj përgjegjësije.

Pyetje: Lidhur me pyetjen se çfarë e bën zonjën Merkel të kualifikuar, nëse nuk gabohem, ju u shprehët se : Zonja Merkel është kreu i Partisë së Unionit Kristiandemokrat dhe kryetare e unionit në parlamentin gjerman. Pra, respekt për shefen e ardhëshme të qeverisë apo gëzimi për kancelaren e ardhshme ka nje pamje tjetër. Keni dyshime?

Myntefering: Hëm..po përpiqemi të mësohemi me njëri- tjetrin. Kjo është e qartë. nga ana tjetër, unë, sikurse edhe persona të tjerë, kishim dyshime në lidhje me zgjedhjen e personelit. Por, partive politike u perket te marrin këtë vendim.Unë besoj se, nëse duam të punojmë me njëri-tjetrin ne mënyrë që të kemi sukses në negociata, atëherë duhet të mesohemi edhe me njëri- tjetrin. Pala jonë është e gatëshme për këtë. Madje këtë gjë duhet ta mësojmë, vecanërisht pas një fushate të tillë elektorale. Kjo është njerëzore. Për mendimin tim, këtu kanë inflencuar edhe bisedat e kohëve të fundit. Nëse duam te kemi sukses me një koalicion të madh, atëherë nevojitet një bashkëpunim konstruktiv dhe i mirësjellshëm ndërmjet personave që bëjnë pjesë në koalicion.

Pyetje: Por, mesa duket nuk kemi të bëjmë me ndonjë nismë të madhe?!

Myntefering: Kjo do të shihet pas bisedimeve që do të bëhen. Dua t´ju them që vendimi nuk do të merret sot. Përkundrazi, ne do të gëzoheshim nëse do të merrnim vesh në nëntor, më mirë te themi nga mesi i nëntorit, që është hartuar një program të cilit demokristianet do t´i jipnin votën e tyre pro.