1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Po, por !"

Anke Hagedorn17 Dhjetor 2004

BE do të nise në tetor bisedimet me Turqinë

https://p.dw.com/p/ArFX

Synimin e kishin të qartë kryetaret e shteteve dhe qeverive të BE në fillim të samitit. Kështu kancelari gjerman Schrëder tha me të mbërritur në Bruksel.
"Mendoj, se do të vendosim që bisedimet të fillojnë 2005."
Formula për të cilën ranë dakord pjesëmarrësit është në parim "PO". Të bazuar në propozimet e komisionit evropian kryetarët e shteteve e qeverive të BE kanë rënë dakord të nisin bisedimet për pranim. Presidenti i rradhës i BE Jan-Peter Balkennede tha se megjithatë cështja mbetet e hapur.
"Kemi vendosur të nisim bisedimet për pranim me Turqinë dhe kjo nga 3 tetori 2005. Qëllimi i bisedimeve duhet të jetë pranimi në BE, por për këtë s´ka garanci dhe nqs keto bisedime do të çojnë në atë që anëtarësimi në BE të mos jetë i mundshëm atëhere duhet siguruar që Turqia të jetë e ingranuar në strukturat evropiane."
Në raundet e deritanishme të zgjerimit të BE ka qenë gjithnjë e qarte, se fillimi i bisedimeve çon automatikisht në pranim, sapo të jenë plotësuar të gjitha kriteret. Per Turqinë tani vlejnë kushte të tjera. Detajet e veçantado të diskutohen gjatë së ditës së premte. Presidenti i komisionit të BE, Jose Manuel Barroso, u tregua i kënaqur me rezultatin e ditës së samitit.
"Sonte BE ka hapur dyert për Turqinë. Ai ka bërë këtu një propozim që merr parasysh nevojat legjitime të Turqisë, por që ka parasysh edhe shtetet anëtare të BE. Jam i bindur, që ky është një propozim që Turqia duhet ta pranonte."
Me këtë propozim të pjesëmarrësve në samit, u muarën së paku pjesërisht parasysh rezervat e kundërshtarëve të pranimit. Modelin e një partneriteti të privilegjuar propozuar nga BE e patën refuzuar me shumicë kryetarët e partive dhe qeverive konservatore të Evropës në një takim para fillimit të samitit. Por sipas partisë popullore evropiane një kriter për pranimin e Turqisë duhet të jetë edhe aftësia e BE për pranime.
Gjatë ditës kryeministri turk Erdogan u perpoq në Bruksel për një datë të qartë negociatash si dhe siç tha ai pa diskriminim.
Përveç kësaj pati një rradhë takimesh bilaterale e telefonatash nder të tjera me kryeministrin Tony Blair, kryeministrin italian Silvio Berlusconi dhe me presidentin e këshillit të BE, Jan-Peter Balkenende. Në mbrëmje pati edhe një takim ndermjet Erdoganit dhe Schrëderit.
Por një pengese e fundit ka mbetur, pikërisht grindja për njohjen e anëtarit të BE Qipro nga Turqia. BE Dëshëron, që ky problem të zgjidhet përpara se të fillojnë bisedimet me Turqinë për pranimin e saj. Për këtë do të diskutohete në detaje në ditëne dytë të samitit. Kancelari gjerman Schrëder bëri megjithatë të qartë, se BE pret që Turqia para tetorit 2005 të nënshkruajë të ashtuquajturin protokoll të Ankarasë.
Kjo marrëveshje parashikon zgjerimin e unionit doganor ndermjet turqisë dhe BE me 10 anëtarët e rinj. Meqë Qipro është një nga këto shtete, Turiqa do ta njohte në këtë mënyrë faktikisht këtë vend. Por nëse turiqa do ta pranojë këtë lojë mbetet e hapur. Gjithsesi Turqia nuk mund të pranohet para vitit 2014 në BE.