1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Russland Ukraine Gas

Thomas Urban9 Janar 2009

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë t'i hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës për ndalimin e prurjeve të gazit në drejtim të Evropës. Por pas grindjes fshihen shkaqe të tjera.

https://p.dw.com/p/GUxw
Prej gjashtë ditësh janë mbyllur rubinetat e gazitFotografi: AP

Ditën e gjashtë të konfliktit ruso-ukrainas për furnizimet e shteteve të BE-së me gaz Vladimir Putin u shpreh i qartë. Shtetet evropiane e kanë kuptuar tani më në fund, se sa i rëndësishëm dhe sa urgjent është ndërtimi i gazsjellësit përmes Detit Balltik. A e tha Putini arsyen e vertetë për konfliktin, i cili po prek në rradhë të parë Evropën Juglindore, po që ka shkaktuar frikëra të mëdha edhe në Evropën Perëndimore?

Nga fjalët e Putinit mund të kuptosh këtë: Ukraina duhet diskredituar përballë shteteve të BE-së si vend tranzit i pasigurtë. Për t´u varur më gjatë nga Ukraina, që është edhe politikisht e pastabilizuar, BE duhet të çojë përpara me vendosmëri gazsjellësin ruso-gjerman nëpër Detin Balltik, kështu llogarisin siç duket në Moskë.

Kundërshtimet e anëtarëve të tjerë të BE-së

Këtë e kundërshtojnë me vendosmëri pesë shtete anëtare të BE-së: Suedia, Polonia si dhe tre ish-republika sovjetike balltike: Lituania, Letonia dhe Estonia. Zyrtarisht hezitimet e tyre ata i argumentojnë me rreziqet për ambientin: Në fundin e Detit Balltik ndodhen akoma mbeturina të armëve kimike nga Lufta e Dytë Botërore dhe pikërisht në atë zonë, ku duhet të kalojë gazsjellësi.

Por në fakt qeveritë e këtyre pesë shteteve e shohin gazsjellësin si mjet të mundshëm presioni politik të Kremlimit: Polonia do të margjinalizohej si vend. Vendi do të përjashtohej ashtu si Balltiku nga shoqëria evropiane e gazit – dhe të katër vendet në këtë mënyrë mund të vihen nën presion politik nga Moska. Në të njëjtën mënyrë, siç përpiqet të bëjë Kremlini tani me Ukrainën.

Putini dhe Ukraina - lojë nervash

Putini në vitet e fundit kurrë nuk e ka fshehur, se Moska mund të përdorë „armën energjitike“, n.q.se Ukraina vazhdon të synojë tek aleancat perëndimore, në BE dhe NATO. Meqenëse një pjesë e madhe e politikanëve evropianoperëndimore e bëjnë përgjegjës Kievin për grindjen aktuale, kjo llogari duhet të dalë. Ukraina megjithë përpjekjet e udhëheqjes së saj, për t´u paraqitur si viktimë të politikës ruse, nuk i është afruar anëtarësimit. Ky pikësynim i presidentit reformator ukrainas, Viktor Juschstchenko, sërish është larg.

Por shumë flet për atë, që matja e forcave të Moskës me Kievin për Putinin përfundon me fitoren e Pirros: Sepse në shtetet e BE-së bëhen gjithnjë e më të lartë zërat, që kërkojnë, të pakësohet varësia energjitike nga burimet natyrore ruse. Kjo do të thotë, që lufta ruso-ukrainase për gazin të përfundojë me një disfatë për të dyja palët. Ukraina del vend tranzit i pasigurtë, Rusia si furnizues jo i sigurtë, që përveç kësaj shfrytëzon burimet e saj si mjet politik për të patur nën ndikim fqinjët

Fitues mund të dalë BE, sikur shtetet e tij anëtare të arrijnë një strategji të përbashkët energjitike ndaj fqinjëve lindorë. Fakti që të dyja palët ftojnë tani inspektorë të BE-së, që e njohin deri diku BE si gjyqtar, forcon shumë rëndësinë e unionit. Ajo duhet ta shfrytëzojë tani e vendosur shansin e momentit.


Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë