1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Politika dhe shoqëria civile në Shqipëri sot në mbështetje të pavarësisë së Kosovës

Ani Ruci15 Nëntor 2007

Një peticion për përfaqësuesit diplomatikë në Tiranë të Trojkës negociatore: kundër zgjatjes së negociatave, pro pavarësisë dhe planit Ahtisari.

https://p.dw.com/p/CE6u
Aida CamaFotografi: DW / Aida Cama
Peticioni mban firmën e forumeve rinore të partive politike të djathta në pushtet por edhe atyre të majta në opozite, duke shtuar kështu një episod në serinë e gjatë të qëndrimeve të përbashkëta kur është fjala për Kosovën. Lëvizja e mirënjohur tanimë "Mjaf", por edhe organizata të tjera të shoqerisë civile Instituti liberal shqiptar, Forumi i mendimit të lirë dhe Tifozat kuq e zi.
Të gjithë i bëjnë thirrje përfaqësive diplomatike në Tiranë të Trojkës negociatore për statusin e Kosovës: Kombeve të Bashkuara, SHBA, BE dhe Rusisë që t`i japin fund negociatave dhe të zbatojë planin Ahtisaari. Sipas nënshkruesve të këtij peticioni "vetëm ai plan e çon Kosovën drejt pavarësisë, siguron një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ballkan dhe përshpejton integrimin evropian të rajonit".

Duke shprehur shqetësimin për atë që nënshkruesit e peticionit quajnë vonim të përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës ata shprehin mbështetjen për njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran. Si argument kryesor për pikpamjen e tyre, nënshkruesit e peticionit paraqesin garantimin që ju jep "një Kosovë e pavarur të drejtave dhe të prosperitetit të të gjithë qytetarëvë të vet, pa dallim përkatësie etnike, fetare racorecitoj". Argumenti tjetër lidhet me të ardhmen e rajonit. "Një Kosovë e pavarur, theksohet në peticion, ëhtë domosdoshmëri për stabilitetin e rajonit dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian."

Peticioni i paraprin një manifestimi që nënshkruesit e tij do të organizojnë sot pasdite në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, Nën moton "Të gjithë për pavarësinë" organizatorët kërkojnë të sensibilizojnë aktorët ndërkombëtarë për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe për të respektuar atë që organizatorët e quajnë "vullnet të shumicës së poipullsisë së Kosovës, garantim të stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik të rajonit."