1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Politika, ekonomia dhe policia mbulojnë mafien"

Jërg Seilselberg26 Tetor 2005

Italia akuzohet rëndë prej hetuesit të mafies, Piero Graso

https://p.dw.com/p/ArCv
Bosi i mafias, Pippo Calo më 6.6.1996 në proces gjyqësor
Bosi i mafias, Pippo Calo më 6.6.1996 në proces gjyqësorFotografi: dpa

Pothuajse kushdo i ka parasysh pamjet, kur flitet për mafien: bosët e gangsterëve dhe krerët e klaneve familjare, që i vënë në lëvizje kontaktet e tyre dhe sigurojnë pushtetin me presione, vrasje dhe mjetete të tjera kriminale. Klanet e mafies mbajnë në tension të gjithë Italinë.

Në fundjavë hetuesit dështuan sërish në rrjetën e pështjelluar të mafiozëve. Fundjavën e kaluar hetuesi i mafies, prokurori Piero Graso, deklaroi hapur atë që
pothuajse të gjithë e mendojnë në heshtje: Nëse një shtet nuk zbulon mafien,
atëherë ai ka marrë fund. Graso, për të ilustruar pretendimin e tij jep shembuj të spikatur.

Provencano kërkohet prej 42 vitesh

Ai konsideorhet bosi i bosave dhe qysh prej 42 vjetësh ndodhet në ilegalitet. Bernardo Provencano, kështjella e mafies Korleone, e sjell vërdallë policinë italiane si askush tjetër. Në fillim të vitit, hetuesit ishin gati për ta kapur shefin e "Cosa Nostrës". Policët hynë në shtëpinë ku jetonin një grup mafiozësh në Palermo, por nuk mundën të gjenin Provenzanon, i cili ia doli mbanë edhe këtë herë, të arratisej në momentin e fundit.

Në Itali ka shumë njerëz që mendojnë se Provencano ndihmohet nga njerëz të
rëndësishëm dhe me pushtet. Tani është shprehur hapur për herë të parë një hetues i njohur, duke ndezur kështu edhe debate të zjarrta.

Provencano ndihmohet nga njerëz me pushtet

Piero Grasso, që duke filluar nga e marta do të jetë edhe gjurmuesi më i madh i mafjes në Itali, fajësoi në një intervistë televizive të Rai-t politikanët dhe sipërmarrësit e tjerë duke thënë se ata e mbështesin dhe e ndihmojnë Provencanon:

"Mafia ndihmohet nga politikanët, nga sipërmarrësit dhe gjithashtu nga
forcat e policisë. Nga hetimet që kemi bërë lidhur me Provencanon kemi
ndeshur me njerëz me profesione të fushave të ndryshme. Pra, Provencanon nuk
e mbështet vetëm një organizatë kriminele, por të gjitha shtresat sociale."

Provencano është dënuar 6 herë me burgim të përjershëm në seanca gjyqësore
të zhvilluara pa praninë e tij. Më shumë se 100 hetues kanë qenë prej vitesh
në ndjekje të bosit të bosave. Graso mendon se Provencano, që dyshohet se
jeton ende në Siçili, mund t´i shpëtojë gjithmonë policisë, sepse ka pasur
mbështetjen e një rrjeti të madh personash.

Provencano i shkruan urdhrat me dorë

Një arsyje tjetër është edhe se Provencano , "Fantazma e Korleones", nuk përdor mjetet moderne të komunikimit, por i jep urdhërat nëpërmjet letrave të shkruara me shkrim dore. "Ky është një sistem që në pamje të parë duket antikuat, por po qe se
Provencano do të përdorte teknologjinë moderne, ne do të kishim zbuluar shumë
gjëra në lidhje me të. Duke qenë se ai dërgon letra, mundësitë tona janë të
kufizuara. Letrat dërgohen në vende ku ne nuk mund të shkojmë pa u zbuluar.
"Cosa nostra" e përdor këtë gjë për t´u vetizoluar."

Qeveria në Romë ka reaguar e indinjuar thellë prej akuzave për spekullim të
politikanëve dhe sipërmarrësve të ekonomisë. Ministri i drejtësisë, Roberto Kasteli, i zemëruar, kërkon nga Graso që të nxjerrë fakte konkrete.

Gjykatësi Graso ka dëshmi

Ndjekësi më i madh i mafies, Graso, kundërpërgjigjet në një intervistë të dhënë për një gazetë, se ka përvojë personalisht në disa raste që kanë të bëjnë me ndjekjen e Provencanos. Kështu p.sh. kryetari i këshillit komunal të Siçilisë, ka rënë në duart e policisë sepse e ka ndihmuar Provencanon me një pashaportë fallco. Eshtë konfirmuar se një oficer i karabinierisë i ka dhënë informacione pronarit të një spitali në Siçili dhe ky i fundit ia ka përcjellë këto informacione Provencanos. Mësohet se edhe një anëtar i partisë "Aleanca nacionale", i cili ka hedhur kandidaturën për deputet, ka kontaktuar me bosin e mafies siçiliane për t´i kërkuar ndihmë, që të
zgjidhej deputet.

Kundërpërgjigjja ndaj kritikave të përndjekësit më të madh të mafies në Itali, Piero Graso, është se politika, ekonomia dhe policia në Itali janë të implikura me mafien, dhe se kjo gjë nuk është një shpikje e tij, por rrjedhojë e hetimeve të bëra vitet e fundit.