1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Polonia në radhë të parë"

Hubert Wsohlan24 Tetor 2005

"Patrioti konservator" Lech Kaczynski është presidenti i ri polak

https://p.dw.com/p/ArCw
Lech Kaczynski
Lech KaczynskiFotografi: AP

Pas fitores në zgjedhjet parlamentare kampi konservator në Poloni merr drejtimin e shtetit. Lech Kazinski i partisë ligj dhe drejtësi fitoi të dielën zgjedhjet e balotazhit dhe zëvendëson tani presidentin Alexander Kwasnievski. Kazinski fitoi ndaj Donald Tusk të platformës liberale qytetare me 55,5 ndaj 44,5%të votave.
Zgjedhësit polakë kanë votuar tri herë brenda një muaji. Në fund të shtatorit vendosen për parlamentin e ri në tetor në dy etapa për kryetarin e ri të shtetit. Në të tria rastet, me një pjesëmarrje shumë të ulët në votime, favorizuan nacionalkonservatorët dhe nacionalliberalët.
Kjo është fryma aktuale në vend. Grupimet e majta të dobësuara nga afera të shumta korrupsioni u dënuan dhe duhet të mjaftohen për një kohë të gjatë me një rol statisti në skenën politike.
Edhe presidenti i zgjedhur tani Lech Kazinski bën pjesë në frontin nacionalkonservator. Ai biles është një ndër protagonistët kryesorë të tij. Vetëm me etiketën nacionalist ai nuk do të ishte dakord. Ai preferon emertimin "patriot", meqenëse është i çliruar nga të gjitha asosiacionet negative, që e lënë të duket nacionalistin si trung të prapambetur. I tillë Kazinski me siguri që nuk është.
Profesori i drejtësisë ka qenë ministër i drejtësisë dhe pastaj shef i kontrollit të lartë të shtetit. Atdheu i tij politik është partia "Ligj dhe drejtësi", të cilin e ka krijuar para pesë vjetësh me vëllain e tij binjak Jarosllav. Rrënjët ajo i ka në lëvizjen Solidarnost, drejtimin e saj programatik partia e formuloi në luftë me strukturat postkomuniste gjatë viteve të fundit.
Cfarë mund të pritet nga kryetari i ri i shtetit polak? Presidenti polak ka gjithsesi një sërë kompetencash. Ai mund të pengojë ligjet dhe të iniciojë të reja dhe mund të ndikojë shumë në krijimin e një qeverie të re. Zgjedhjet presidenciale ishin shëmbulli më i mirë për këtë. Deri sot polakët presin një qeveri të re, që duhej të ishte krijuar pas zgjedhjeve parlamentare në shtator. Por kjo nuk që e mundur, sepse fituesit në zgjedhje bllokuan njëri-tjetrin dhe donin të prisnin përfundimin e zgjedhjeve presidenciale.
Por tani stanjacioni mori fund dhe linja politike e së ardhmes është më e qartë. Pra do të ketë larje llogarish me kastën e vjetër postkomuniste. Do të krijohet një post për luftën kundër korrupsionit dhe do të forcohet juridiksioni penal. Presidenti i ri do të kishte rivendosur me qejf dënimin me vdekje, por ai e di se kjo nuk përkon me rregullat e BE. Marrëdhënia e tij me BE është enigmatike, para dy vitesh Kazinski krijoi një front refuzues ndaj BE. Ai pa në unionin e dominuar nga Gjermania dhe Franca një rrezik për pavarësinë polake. Nderkohë ai e respekton BE si një forum supranacional, por rezervat e para ndaj Brukselit nuk janë shuar krejtesisht.
Parulla më e rëndësishme e Lech Kazinskit është: "Polonia në rradhë të parë". Presidenti i ri polak është një kundërshtar i betuar i kushtetutës evropiane. Përshtypja e tij për Gjermaninë për relativisht njëdimensionale. Kryetarja e shoqatës të të debuarve Erika Steinbach dhe projekti i saj i diskutueshëm për një qender kunder debimeve në Berlin, ia shpërfytyrojnë pamjen e Gjermanisë. Ai nuk ka kontakte politike në Gjermani. Pohimet e rastësishme se shembulli politik për një parti konservatore është CDU-ja gjermane, nuk duhen interpretuar në asnjë mënyrë si simapti.
Një patriot konservator, që vështron me mosbesim BE dhe nuk u beson gjermanëve, një faqe e pashkruar në politikën e jashtme. Kjo premton kohë të tendosura, jo vetëm në marrëdhëniet gjermano-polake.


Në Berlin vazhduan dje bisedimet për koalicionin ndermjet kristiandemokrateve , kristiansocialëve dhe socialdemokratëve. Koalicioni i madh nuk përputhet as me opcionin fillestar të CDU, CSU dhe as të PSD. Por pas rezultatit të zgjedhjeve të 18 shtatorit dhe bisedimeve që vijuan koalicioni i madh mbetet e vetmja aleancë realiste e konservatorëve dhe socialdemokratëve. Bisedimet gjithsesi të vështira po rëndohen nga grindjet brenda të dyja kampeve. Unioni ngre zërin për shkaqet e rezultatit të keq të votimeve. Kancelarja Angela Merkel donte ta zhvillonte këtë diskutim pas krijimit të qeverisë, për të shmangur grindjet. Ndërkohë PSD po përpiqet të zgjidhë problemet e kuadrit dhe në të njëjtën kohë të rifitojë profilin e vet. Marsel Fürstenau

Sekretari i përgjithshëm i CDU Volker Kauder ka kërkuar t´i jepet fund analizës për rezultatin e unionit në zgjedhjet parlamentare. Në televizionin gjerman ai thoshte, njerëzit nuk duan të dëgjojnë tani, se përse fushata zgjedhore doli kështu apo ashtu. Ata duan të dëgjojnë më shumë se çfarë qeverie do të vijë dhe çfarë bën kjo qeveri.
Kështu Kauder reagoi ndaj kritikës masive, që u ushtrua ndër të tjerë ndaj Angela Merkelit në fundjavë në ditën e organizatës të të rinjve të CDU "Unioni i ri".
Por ky nuk është problemi i vetëm me të cilin duhet të merret Angela Merkel si kancelare e ardhshme. Potencial tjetër për konflikt mbetet ? e ministrisë së ardhshme të ekonomisë. Ai duhet të merret nga kryeministri i Bavarisë Edmund Stoiber në një koalicion të madh. Edmund Stoiber si ministër i ekonomisë pretendon të ketë edeh disa sektorë të kërkimeve shkencore. Por me këtë nuk do të ishte dakrod ministrja e arsimit Annette Schavan. Nqs debati do të vazhdojë atëherë sekretari i përgjithshëm i CDu Kauder pret që Angela Merkel ta thotë fjalën e fundit.
"Mendoj, se zonja Merkel do të flasë me Edmung Stoiberin. Dhe ketu do të bien dakord, sipas logjikës."
Angela Merkel do të përdorë pastaj kompetencën e saj, thotë Kauder. Kjo është një kompetencë e kryetarit të qeverisë e përcaktuar në kushtetutë, për të vendosur bazat dhe linjat e politikës. Megjithatë Edmund Stoiber ia ka vënë të diskutim asaj këtë kompetencë si edhe Franc Müntefering i cili do të jetë në kabinetin e ardhshëm ministër i çështjeve sociale dhe zëvendës kancelar. Në një koalicion të madh me një shumicë kaq të dobete si CDu Merkel mund t´i vërë në jetë në mënyrë shumë të kuafiuzuar këto kompetenca deklaruan ata.
Edhe në Partinë socialdemokrate zien ndërkohë. Brenda partisë kryetari i saj Franc Müntefering po vihet gjithnjë emë shumë nën presion. Ai dëshëron kunder vullnetit të shumë deputetëve të bëjë sekretar të përgjithshëm të besuarin e tij Kajo Wasserhëvel. Kështu krahu i majtë i partisë socialdemokrate do të jetë i përfaqësuar shumë keq në tabllonë e deritanishme të personelit, argumenton zv kryetari i fraksionit socialdemokrat Michael Müller. Kështu do të duhej të favorizohej kryetarja e mëparshme e socialisteve të rinjg Andrea Nahles që bën pjesë në krahun e majtë të socialdemokratëve:

"Besoj se fushata zgjedhore ka treguar dy gjëra, që nuk mund t´i injorosh. Së pari ekziston rreziku i erozionit të partive të mëdha. Dhe për mendimin tim partitë e mëdha duhet ta mbulojnë të gjithë spektrin, dhe kjo do të thotë për socialdemokratët mesi i majtë. Sepse përndryshe shtohet fenomeni i krijimit të partive të reja dhe demokracia bëhet gjithnjë e më shumë e befasive. Dhe së dyti ka të bëjë shumë me identitetin në këtë kohë transformimesh. Fushata ka treguar se PSD ka nevojë për një të majtë të fortë.
Nën ndikimin e debateve tek socialdemokratet dhe unioni vazhdojnë bisedimet për koalicionin. Në qënder janë përpjekjet për të vënë nën kontroll financat e shtetit. Të dyja anët përpiqen për një "Pakt financiar për Gjermaninë". Unitet ekziston për shkurtimin e subvencioneve dhe favorizimeve fiskale, tha sekretari i përgjithshëm i CDU Volker Kauder.
"Edhe unë jam për atë që të mbyllim vrimat e shmangjes nga taksat. Kjo është edhe në programin tonë qeveritar."
Rezultatet konkrete priten javën e ardhshme.