Pompozitet nё politikё – Pallatet presidenciale
Rusёt kanё Kremlinin, amerikanёt Shtёpinё e Bardhё, francezёt Pallatin Elysée. Tani edhe turqit kanё pallatin e tyre tё ri presindencial. Edhe ky ёshtё si shumё tё tjerё: shkёlqim, pompozitet dhe madhёshti.
Presidenti nё pallatin e ndёrtuar pa bazё ligjore?
Presidenti turk Erdogan ka hyrё nё selinё e re nё Ankara, nё „Pallatin e Bardhё". Kompleksi gjigant i ndёrtesёs ka njёmijё dhoma. Ai ka si dhoma tё posaҫme pёr bisedime tё mbrojtura prej pёrgjimeve, ashtu edhe qendrёn e komandёs rezistente ndaj bombёs atomike. Por kritikёt e quajnё kёtё objekt si njё mani pёr pompozitet dhe njё ndёrtim tё realizuar pavarёsisht kontestimeve gjyqёsore.
Pompozitet nga dollarёt e naftёs
Gjatё natёs rezidenca qeveritare nё kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, e ndryshon vazhdimisht ngjyrёn. Pallati presidencial ёshtё si njё kopje vezulluese e Shtёpisё sё Bardhё nё Uashington. Nursultan Nasarbajev ka qenё president edhe nё kohёn e Bashkimit Sovjetik. Familja e tij mendohet se posedon njё pasuri prej shtatё miliardё dollarёsh amerikanё. Kazakistani ёshtё i pasur me lёndё tё para.
Delir ҫezarian nё Turkmenistan
Nё kёtё pallat nё Ashgabat e ka rezidencёn – pajisur me kompetenca diktatoriale – presidenti Berdimuhamedov. Ai ka qenё mjeku personal i themeluesit tё shtetit Nyazov, i vetёshpalluri babai i turkmenёve. Kritikёt e tij pёrfundonin nё spitalet e psikiatrisё. Kur ai vdiq nё vitin 2006, dentisti i tij u bё pasuesi. Ndёrkohё ky po konstrukton kultin e vet – nёn kupolёn e artё tё pallatit madhёshtor.
Rezidencё feudale nё Kiev
Rezidencёn luksoze nё Meshigorje pranё Kievit e ndёrtoi presidenti Viktor Janukoviҫ i rёzuar nga pushteti nё vitin 2014. Pasi ai u arratis nga vendi, aktivistёt publikuan nё internet dokumenta, qё kishin dalё prej vilёs sё tij. Prej tyre mёsohet, se njё ndёr masat e para tё Janukoviҫit pas zgjedhjes si president nё vitin 2010 ishte porosia e njё llambadar. Vlera e tij: plot tёtё milionё euro.
Shkёlqim i pafund
E kёshtu dukej ambjenti pёrreth ish-presidentit ukrainas: shumё ar, shkёlqim dhe kiҫ. Janukoviҫin e akuzonin pёr korrupsion dhe nepotizёm. Qindra milionё euro mendohet tё ketё pёrfituar ai. Edhe djemtё e tij Viktor dhe Aleksander falё babait janё pasurur nё qarqet e industriakistёve tё mёdhenj.
Delir madhёshtie
Ndёrtesa monstruoze ndodhet edhe sot e kёsaj dite nё Bukuresht. Ajo ёshtё pas Pentagonit e dyta pёr nga madhёsia nё botё: 84 m. e lartё, 265.000 m. katrorё sipёrfaqe, mbi 3000 dhoma. Ideja pёr ndёrtimin e saj i lindi Ҫausheskut mё 1984 gjatё njё vizite nё Korenё e Veriut. Ndёrtimi kushtoi miliarda dollarё, njё lagje e tёrё e qytetit u desh tё shembej. Dhe diktatori Ҫaushesku? U ezekutua mё 1989.
Shkёlqim monarkik nё Paris
Mjaft madhёshtore ёshtё rezidenca presidenciale buzё Senёs: Kjo ёshtё tryeza e punёs sё presidentit. Nё qendrёn e pushtetit nё Paris qeveriset si tё jesh nё njё muze. Pallati Elysée ёshtё i mbushur me vepra arti dhe mobilje historike. Mure betoni ka vetёm nё qilar, ku pas dyerve tё trasha prej ҫeliku fshihet qendra e komandos pёr mbrojtjen atomike "Force de frappe".
Modesti mashtruse nё Bagdat
Krahasuar me rezidenca tё tjera presidenciale pallati i ish-diktatorit irakian Sadam Husein nё Bagdad – tё paktёn nga jashtё – pothuajse nuk bie nё sy dhe duket mjaft modest.
Shkёlqim persian
Plot 18 pallate i pёrkasin kompleksit tё ndёrtesave Saadabad nё verilindje tё Teheranit. Nё vitet 1920 Reza Shah Pahlavi e zgjeroi disa herё kompleksin dhe e pёrdorte atё si zyrtarisht edhe pёr banim. Pallati i gjelbёr i shёrbente shahut tё fundit dhe bashkёshortes sё tij Soraya si rezidencё verore.
Pallat madhёshtor nё Doha
Nё kёtё pallat e ka rezidencёn sheiku Hamad bin Kalifa al Thani. Ai e ka hapur Katarin ndaj Perёndimit dhe nё vitin 1996 themeloi kanalin mediatik Al Dxhazira. Dikur Katari me njё politikё tё jashtme ambicioze bёri emёr. Ndёrkohё emirati ёshtё izoluar gjithnjё e mё shumё – edhe pёr arsyen se ka mbёshtetur vёllazёrinё myslimane nё Egjipt. Gjithashtu dyshohet se Katari financon grupet terroriste.
Pallat nё Accra
Nё kёtё pallat luksoz nddhet rezidenca e kreut ganez tё shtetit. Gana ёshtё shembullore nё Afrikё pёr sa i pёrket stabilitetit dhe pёrparimit ekonomik. Ky vend fiton mirё nga eksporti i kakaos dhe i arit. Por megjithatё ende gati gjysma e 23 milionё ganezёve jetojnё nё varfёri, shkak i sё cilёs mendohet tё jetё kryesisht korrupsioni i qeverisё sё mёparshme.
Art qё tё impresionon
Nё shumё qendra tё pushtetit nё botё mund tё sodiёsh edhe vepra madhёshtore arti. Nё pallatin presidencial nё Meksiko ministri i Jashtёm gjerman Frank-Walter Steinmeier ёshtё duke soditur njё pikturё.
Kёshtjella e afёrt pёr qytetarёt
Rezidenca zyrtare e kreut gjerman tё shtetit ёshtё kёshtjella Bellevue nё Berlin. Kjo ndёrtesё perfekte e bardhё nё stilin neoklasik ndodhet direkt pranё bregut tё Spresё. Kompleksi dykatёsh u ndёrtua nё vitin 1786 si rezidencё private pёr Ferdinandin e Prusisё mbi bazёn e planeve tё arkitektit Philipp Daniel Boumann. Festat verore nё oborrin e kёshtjellёs janё mjaft tё preferuara nga vizitorёt.