1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pranimi i referendumit në Irak bie nën hijen e lajmeve të hidhura

Islam Spahija25 Tetor 2005

Në shtypin e sotëm gjerman komentohet tema e rezultateve të referendumit për kushtetutën në Irak

https://p.dw.com/p/ArtE
Kushtetuta irakiane pranohet me referendum
Kushtetuta irakiane pranohet me referendumFotografi: dpa

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan se, fakti që se shumica i janë përgjegjur pozitivisht referendumit për kushtetutën, paraqet një shkas për të shpresuar dhe do të duhej të inkurajonte ata, të cilët demokracinë e cilësojnë si diçka të humbur për botën arabe. Rezultatet e referendumit në Irak dëshmojnë një realitet tjetër në vendin ku ekonomia është shkatërruar dhe vendi është përçare. Sunitët, të cilët në kohën e Sadamit e mbanin në duar pushtetin, tani kanë përballë shumicën shiite dhe kurde. Në Irak nuk është befasi entuziazmi për një shtet të ri federal. Nëse arrihet, që të përfitohen sunitët për projektin e një Iraku të ri, nëse trupat pushtuese arrijnë më në fund të kenë një strategji të suksesshme kundër forcave kryengritëse,dhe nëse përmirësohet siguria e perditshme, atëherë do të bien paralajmërimet e kobshme për këtë vend.

Gazeta e Berlinit "Berliner Zeitung" në komentin e saj shkruan se, kushtetuta është pranuar. Reagimet e qeverisë amerikane ndaj këtij lajmi pozitiv janë të përmbajtura. Sepse kjo ngjarje po humb peshën, për arsye të lajmeve të tjera të hidhura, që vijnë nga Iraku. Pak para mbrëmjes, u godit nga sulmi terrorist hoteli i njohur "Palestina", në qendër të Bagdadit. Sipas informacioneve të SNN, numri i ushtarëve amerikanë të vdekur ka arritur në 2000. Kjo nuk është e lehtë për fraksionin luftarak në Uashington, i cili pas çdo date të rëndësishme të axhendës në Irak, premton se, do të bëhet më mirë. Kështu u premtua, se pas referendumit do të bëhet më mirë. Tani ka mbetur të thuhet se, edhe pas zgjedhjeve parlamentare të 15 dhjetorit do të bëhet më mirë. Po çka do të thonë strategët amerikane para zgjedhësve të tyre, para irakianëve dhe gjithë botës nëse situata nuk ndryshon sërish?


Për gazetën e Dyseldorfit "Handelsblatt", e ardhmja do të tregoj, se a ishte vërtetë një lajm i mirë lajmi, se dje është pranuar në referendum kushtetuta e Irakut. Është bërë i madh numri i skeptikëve të cilët mendojnë se çdo gjë ishte në rregull. Po flitet për manipulime, së shpejti pritet që gjykatat të shqyrtojnë se, a kaloi çdo gjë sipas procedurave të drejta. Ishte një gjë e dëshirueshme, që kushtetuta në dukje të parë të shërbejë, që plani politik i lëvizjes së Irakut kah e ardhmja të ecë drejt mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Por se, a ishte vota e referendumit një kontribut në këtë drejtim, duket e dyshueshme. Ka një kohë të gjatë që besohet në iluzionin se në Irak do të bëhet më mirë.
Për gazetën e Osnabrykut, "Osnabrücker Zeitung", dita e shpalljes së rezulatit të referendumit në Irak është një ditë që u takon forcave të moderuara dhe njëkohësisht një dështim i të gjithë terroristëve dhe esktremistëve.Një gjë tani është e qartë, 78 përqind e popullsisë kanë votuar për kushtetutën. Mbi këtë bazë solide popullsia mund të zgjedhë më 15 dhjetor parlamentin e ri. Shumica e irakianëve e kanë kuptuar, se vetëm një Irak unik do t’u sjellë atyre paqe dhe liri. Kjo bën të shpresosh në ardhmëri, shkruan "Osnabrücker Zeitung".

"Stuttgarter Zeitung" shkruan se është e qartë se sunitët e përkujtojnë të kaluarën. Mirpo, kurdët dhe shiitet po shfrytëzojnë të drejtat e tyre demokratike për të shtuar sigurinë dhe të ardhurat. Në Irak nuk duhet të flitet për luftë qytetare ndërmjet grupeve etnike.Terroristët atakojne popullsinë civile, shtetin unik, dhe fuqitë pushtuese në një masë deri tani pak apo shumë të panjohur. Liga Arabe, e dominuar nga sunitët, është shprehur gjatë kësaj jave e gatshme për të ndërmjetësuar në Irak. Ndoshta më në fund ata e kanë kuptuar se vullneti dhe guximi i popullit të Irakut është fundamenti më i mirë për zhvillimin e një Iraku të ri.

Për gazetën "Financial Deutschland", demokracia në Irak nuk duhet të ketë iliuzione. Sfidat e ardhshme janë të mëdha. Kushtetuta e tanishme mund të jetë vetëm projekti i parë. Ajo paraqet një kompromis të përmirësuar. Një kontratë e vërtetë shoqërore ndërmjet shiitëve, kurdëve dhe sunitëve, një shprehje e vërtetë e vullnetit të përbashkët në kuptimin e "vullnetit të përgjithshëm" të Rusoit duket krejt ndryshe. Do të jetë detyrë e parlamentit të ardhshëm të krijojë një komision për çështjet e kushtetutës ,i cili do të merrej me brengat e grupeve etnike.