1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Premierë e suksesshme e Lojërave Olimpike të të Rinjve

27 Gusht 2010

Organizatorët dhe pjesëmarrësit pajtohen: lojërat e para të të rinjve në Singapur ishin një sukses. Në konkurs kishte edhe ekipe të përziera nga vende të ndryshme.

https://p.dw.com/p/OxeA
Logoja e Lojërave Olimpike të të Rinjve
Logoja e Lojërave Olimpike të të Rinjve

Preokupimi i tyre kryesor nuk ishin medaljet.

Mua që nga fillimi s´me ka interesuar se ku do te radhitem në renditjen kombëtare. Për mua kishte rëndësi fakti se të rinjtë tanë ishin aty dhe me një garë të ndershme po mateshin me lojtarë të klasit botëror“.

Atletët e moshës 14-18 vjecare kanë mbledhur përvoja të vlefshme. Në rrugëtimin për në Olimpiadë, ata kanë mbledhur vërtet shumë përvojë“-tha Ulf Tippelt, drejtor i Federatës Olimpike Gjermane dhe Shef i Misionit në Lojërat Olimpike të të Rinjve, në Singapur.

Ekipet shumëkombëshe

Të 70-të debutantët gjerman mblodhën 23 medalje, katër prej të cilave të arta. Tabela e medaljeve e pasqyruar në shumë gazeta aziatike nuk kishte shumë vlerë, pasi Lojërat e të Rinjve ndryshonin në shumë drejtime qartë nga Lojërat Olimpike. Kështu, për çdo lloj sporti lejoheshin të rinj që kishin lindur maksimalisht në dy vite njëri pas tjetrit. Përveç kësaj, kishte ekipe të përziera me femra dhe meshkuj.

Këtu u ndeshën edhe ekipet shumëkombëshe. Rreth tre debutantë gjermanë fituan në skermë, së bashku me kolegët nga Rusia, Polonia dhe nga Turqia. Ndoshta ky është edhe një model për Lojërat e Ardhshme Olimpike, mendon Thomas Bach, nënpresident i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar:

Ekipi i futbollit të Bolivisë feston fitoren me ekipin e Haitit
Ekipi i futbollit të Bolivisë feston fitoren me ekipin e HaititFotografi: AP

Këtë nuk mund ta bartim një për një, mirëpo entuziazmi me të cilin janë pranuar këto Lojëra Olimpike do t´i bëjë mirë edhe Olimpiadës“.

Presidenti i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge ishte „i entuziazmuar shumë nga Lojërat Olimpike të të Rinjve, në Singapur. Shpresat e mia edhe janë tejkaluar,“ thotë Rogge, ideja e të cilit ishte ngjarja për atletët e rinj më të mirë në botë.

"Foshnja erdhi mirë në jetë. Ndërsa unë jam babai fatlum!“-mendon belgu.

Në fillimin e premierës, në Singapur, ishin rreth 360 sportistë nga 204 vende të botës.

"Fshati olimpik pothuajse dridhej. Dashur pa dashur, nga kjo një olimpiku i dridhet edhe zemra,“ thotë nënpresidenti Thomas Bach.

Njësoj ndiheshin edhe sportistët e rinj. „Të gjithë shoqëroheshin, të gjithë ishin të hapur", tregon Florian Haufe, fitues i medaljes së argjendtë në lundrim. Pa marrë parasysh kush prej çfarë vendi apo rrethanash vinte, njiheshin me njëri-tjetrin dhe lidhnin miqësi“.

Lojërat e ardhshme të të Rinjve në Insbruk dhe Nanjing

Për Thomas Bach-un, Lojërat Rinore u themeluan që me premierën e tyre. Lojërat e para Olimpike dimërore të atletëve të rinj më 1012 do të mbahen në Insbruck të Austrisë. Ndërsa, lojërat verore të të rinjve do të mbahen në Nanjing të Kinës, në vitin 1014.

Autor: Stefan Nestler/Ajete Beqiraj

Redaktoi: Auron Dodi