1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti Bush kërkon nga kongresi 30 miliardë për luftimin e Sidës

1 Dhjetor 2007
https://p.dw.com/p/CVSE
Presidenti amerikan Xhorxh Bush ( George Bush) do të mbështes luftën mbarëbotërore kundër Sidës me 30 miliardë dollarë të tjerë amerikanë. Në një fjalim të mbajtur në Merilend për ditën e sotme ndërkombëtare kundër Sidës, Bush i bëri thirrje kongresit që të miratoj lëvrimin e kësaj shume për pesë vitet e ardhshme. Ai përveç kësaj paralajmëroi një vizitë për në Afrikë në fillim të vitit të ardhshëm. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun ( Ban Ki Moon) tërhoqi vërejtjen se luftimi i kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse mbetet një prej sfidave më të mëdha të bashkësisë ndërkombëtare.