1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti Gauck mbështet propozimet e reja për sigurinë

cw/cmk (dpa, KNA, AFP)15 Gusht 2016

Presidenti gjerman Joachim Gauck tha se Gjermania duhet të analizojë kërcënimet e ndryshme për sigurinë dhe të përcaktojë nëse ato justifikojnë kufizimin e lirive të qytetarëve.

https://p.dw.com/p/1JiAs
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Pietschmann

Presidenti gjerman Joachim Gauck shprehu mbështetjen e tij për një paketë sigurie të paraqitur së fundi nga Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere.

Në një intervistë me televizionin publik gjerman ZDF që u transmetua të dielën (14.08) Gauck tha, se sikurse de Maiziere ai është kundër debateve për ligje që u ndalojnë grave muslimane të mbulojnë fytyrat e tyre, kundër ndalimit të perçeve dhe heqjes së dyshtetësisë për shtetas që përfshihen në krime terroriste.

Gjermania duhet të analizojë kërcënimet e ndryshme për sigurinë dhe të përcaktojë nëse ato justifikojnë kufizimin e lirive të qytetarëve, tha Gauck.

Bonn Frau mit Vollverschleierung
Gauck është kundër debateve për ligje për ndalimin e perçeveFotografi: picture-alliance/Ulrich Baumgarten

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière paraqiti së fundi një paketë të re masash sigurie në përgjigje të një serie të fundit incidentesh të dhunshme dhe kërcënimesh të mundshme të sigurisë nga emigrantët. Kështu ai kërkon ndër të tjera që personave me nënshtetësi gjermane, që kanë edhe nënshtetësinë e një vendi tjetër dhe shkojnë jashtë Gjermanisë për të luftuar si xhihadistë t'u hiqet nënshtetësia gjermane.

Gjermania nuk është "anije që po fundoset'

Pavarësisht një numri problemesh në Gjermani, Gauck tha se vendi është ende i fortë.

"Vendi nuk është një anije që po fundoset në mes të një stuhie të fuqishme," tha Gauck. "Fjala është vetëm për disa valë ere që përplasen me një varkë." Këto valë ere shkaktojnë konfuzion në shoqëri dhe i bëjnë disa njerëz të ndjehen të pasigurt.

Presidenti gjerman tha se mbështet frazën e përsëritur shpesh të kancelares Angela Merkel: "Ne mund t'ja dalim" në lidhje me aftësinë e vendit për të përballuar krizën e refugjatëve. "Kancelarja dhe unë ndjekim të njëjtën linjë, ne përdorim vetëm gjuhë të ndryshme," tha ai.