1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti i ardhshëm i Koresë së Jugut quhet Lee Myon-bak

Peter Kujat21 Dhjetor 2007

Ndryshim pushteti në krye të shtetit në Korenë e Jugut: politikani konservator Lee Myung -bak fitoi me gati 49 përqind të votave zgjedhjet presidenciale.

https://p.dw.com/p/CejI
Mbështetësit e Lee Myon -bak në zgjedhje
Lee Myon-bak me mbështetësit e tijFotografi: AP

Zgjedhjet kaluan, presidenti i ardhshëm i Koresë së Jugut quhet Lee Myon-bak. Që në natën e zgjedhjeve u zhduk toni agresiv i bashkëkandiduesve të mposhtur qartë. Kjo është ndoshta dobia më e madhe që mund të nxjerrë Lee nga kryesimi i tij me gati 20 pikë në përqindje përballë konkurentëve në vend të dytë. Fushata elektorale u karakterizua në fund nga sulme të ashpra, pjesërisht fyese personale kundër favoritit Lee Myon-bak.

Mbështetës të Lee Hoi-chang
Mbështetës të Lee Hoi-changFotografi: AP

Kjo morri fund, dhe është mirë që ndodhi kështu

Por pas mbetet një shije e hidhur dhe një komision hetimor, që në 40 ditët e ardhshme, pra në kohën kur Lee vërtet konsiderohet i zgjedhur, por ende nuk e ka marrë postin- do të gërmojë në të kaluarën e Lee-së. Lee ka pranuar se ka bërë deklarata të gabuara, për të qenë në gjendje t'i dërgojë fëmijët e tij në një shkollë më të mirë dhe për të blerë më lehtë një pasuri të patundshme. Por ky nuk ishte shkak për njerëzit në Korenë e Jugut që të dyshonin në aftësitë e tij si president. Nga kritika se ka qenë përfshirë në biznese ilegale aksionesh atë e liroi prokurori hetues- të cilin e caktoi presidenti liberal i majtë në pushtet.

Zgjedhje në Korenë e Jugut
Zgjedhje në Korenë e JugutFotografi: AP

Çfarë ndryshimesh mund të presin njerëzit nga një president konservator?

Lee Myon-bak ka bërë premtime të mëdha ekonomike për dhjetë vitet e ardhshme. Nëse ai do të jetë në gjendje t'i plotësojë ato, kjo varet shumë, nëse do të arrijë ai të ruajë atmosferën pozitive në vend, të iniciuar me zgjedhjen e tij. Ekonomia ka të bëjë shumë me psikologji dhe me ndjenja subjektive. Lee ka deklaruar se do të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Koresë së Veriut dhe do të presë më shumë veprime reciproke nga fqinji komunist. Këtu do të jetë me rëndësi vendimtare fjalori që do të përdoret. Përsa i përket ekonomisë, megjithë lidhjet e tij të mira me patriarkët e ekonomisë ai duhet të ruhet që të mos bjerë në kohët e vjetra, kur ekonomia përcaktonte praktikisht politikën.