1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti Putin mbështet në fushatën elektorale kancelarin Shrëder

27 Gusht 2005

Presidenti rus Vlladimir Putin do të udhëtoj më 8 shtator për në Gjermani. Gjatë një takimi të planifikuar me kancelarin gjerman Gerhard Shrëder në Berlin të dy politikanët duan ndër të tjera që të bien dakord për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e energjetikës. Por dhjetë ditë para zgjedhjeve vizita e Putinit është para së gjithash ndihmë në fushatën elektorale për mikun e tij Gerhard Shrëder. Kornelia Rabitz komenton.

https://p.dw.com/p/Ar2u
Presidenti Putin dhe kancelari Shrëder
Presidenti Putin dhe kancelari ShrëderFotografi: AP

Shokët besnik nuk e lënë vetëm njërin-tjetrin as në kohët e vështira. Kjo thënje vlen si për jetën private ashtu dhe në politikë. Kancelari gjerman Gerhard Shrëder dhe presidenti rus Vlladimir Putin siç dihet kanë raporte të ngushta si politike ashtu dhe personale. Se Shrëder dhe socialdemokratët e tij nuk janë në pozitë aq të mirë në fushatën e zgjedhjeve të parakoshme dhe perspektivat për fitimin e tyre janë të këqija, kuptohet edhe nga anketat e përditshme. Edhe pse prania e mikut të tij nga Moska nuk mund të bëj ndonjë çudi prapëseprapë mund të kontribuoj që Shrëder edhe njëherë t'i prezantohet publikut me pamjen e kancelarit dhe si politikan me profil botëror.

Gerhard Shrëder krahë për krahë me të mëdhenjët e kësaj bote, fillimisht me presidentin francez Zhak Shirak e dy ditë më vonë me presidentin rus Vlladimir Putin - këto përshtypje duhet t'i ketë në prag të ditës vendimtare të zgjedhjeve edhe njëherë votuesi gjerman. Thënë ndryshe: dhjetë ditë para zgjedhjeve të parakohshme për Bundestagun gjerman në skenën e madhe të Berlinit do të kemi një version të ri të shfaqjes "Samiti i burrështetasëve".

Nëse në gjysmën e dytë të periudhës së Gerhard Shrëderit si kancelar ka patur një konstantë në politikën e jashtme atëherë kjo ka qenë miqësia e tij e pandërprerë me Vlladimir Putinin. Asgjë nuk arriti të turbulloj këto raporte. As lufta çeçene dhe shkelja e vazhdueshme e të drejtave të njeriut në Kaukaz, as shpërbërja e shtetit ligjor dhe zhveshja nga pushteti e institucioneve demokratike në Rusi, as përkufizimi i lirisë së shtypit e as përzierja e Putinit në fushatën elektorale në Ukrainë.

Marrëdhëniet gjermano-ruse në këto katër vitet e fundit u karakterizuan nga miqësia personale me dy burrështetasëve dhe u ngrit mbi një bazë solide të një bashkëpunimi të lirë ekonomik. Në të vërtetë: ndërkohë që Putin ka forcuar rrënjët në kolltukun e tij, kancelarit Shrëder i duhet të vazhdoj të brengoset për ardhmërinë e tij politike. Në këtë mënyrë vizita e mysafirit nga Moska bëhet në kohën e duhur për të.

Vizita e Putinit në Gjermani me siguri që nuk do të përfundoj me shtrëngime duarsh, përqafime dhe fotografime të përbashkëta. Qeveria gjermane planifikon që vizitës së shkurtër të Putinit t'i rritet vlera edhe në arenën ndërkombëtare dhe punon për një iniciativë paqësore gjermano-ruse për Iranin. A thua kush do ta marrë seriozisht një gjë të tillë në prag të zgjedhjeve?.

Dhe si zakonisht vizita e presidentit do të lidhet edhe me një projekt të madh ekonomik: siç duket do të nënshkruhet një paramarrëveshje për një gazsjellësi të ri. Në këtë mënyrë kundërshtarit politik i tregohet edhe njëherë se ku mund të gjinden kompetencat e politikës së jashtme në Gjermani.

Nga ana tjetër vizita e shkurtër e të ngarkuarit me politikën e jashtmë në Unionin Kristian-Demokrat Volfgang Shojble në Moskë ishte shumë modeste: pa Putinin, pa përqafime, pa betime miqësore. Shojble ishte i dërguari i Angela Merkel në Moskë. Në të vërtetë ai shkoi atje të vendos linjat bazë të politikës së jashtme të një qeverie federale të drejtuar nga Unioni Kristian-demokrat. Por interesi në Rusi nuk ishte i madh. Në vend të kësaj atij iu desh të konfrontohet me pyetjet e pakëndshme të gazetarëve për të drejtat e njeriut apo konfliktin në Çeçeni, tema këto për të cilat vet Shojble e pranoi që janë prekur shumë pak në takimin me ministrin e jashtë