1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presse

23 Mars 2005

Dita ndërkombëtare e ujit, reforma e Kombeve të Bashkuara dhe takimi i nivelit të lartë të BE-së

https://p.dw.com/p/Ar4I

Pasqyra e shtypit


"Wetzlarer Neue Zeitung" shkruan për "Ditën e ujit":

Gjermania vazhdon të jetë parajë sa i përket çështjeve të ujit dhe kjo bën që këtu të harrohet lehtë çfarë problemesh kanë vendet e tjera. Për këto probleme na kujton dita e shpallur nga Kombet e Bashkuara si "Dita e ujit". Kombet e Bashkuara e marrin aq seriozisht problemin e ujit sa që tani ata kanë shpallur madje dëkadën "Uji për jetën". Këtë kujtesë të Kombeve të Bashkuara ne duhet ta marrim seriozisht dhe teknikat tona të mos i vënë në dispozicion të të tjerëve vetëm në raste nevoje, por në kuadër të ndihmave për zhvillim të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë për ujë të pijshëm. Jo vetëm për detyrime morale por sepse për në është më mirë të kemi një botë me më pak konflikte. Edhe nëse nuk mendojmë për këtë kur hapim rubinetin e ujit.

"Landeszeitung" e Lüneburgut për reformë e Kombeve të Bashkuara shkruan:

Këtë pamje kanë aksionet çlirimtare të diplomatëve mjeshtra: Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ia doli mbanë ta kthejë krizën më të thellë të UNO-s në inistiativë premtuese. Propozimet e tij për reforma janë të përshtatshme për të siguruar ekzistencën e organizatës botërore. Njëkohësisht Annan rrit shpresat e humbëses së luftës botërore, Gjermanisë, të kalojë tek klubi i fitimtarëve... Fushata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Sadam Hyseinit e zhvilluar nën të drejtën e popujve tregoi hapur paralizimin e Kombeve të Bashkuara, strukturat e të cilës që me fundin e Luftës së Ftohtë nuk kanë funksionuar më...
Në të ardhmen aksionet preventive ushtarake do lidhen me kushte. Për të bërë Shtetet e Bashkuara që të bien dakort, Annan përkrah përkjekjet amerikane për konventën antiterroriste dhe kontrollin më efektiv të armatimeve bërthamore. Ky lëshim tregon hapur se ku vendoset fati i inisiativave. Në Uashington.


"Handelsblatt" e Dyseldorfit për takimin e nivelit të lartë të BE-së:

Aktualisht në Europë diçka po shkon shumë keq. Projektet e mëdha me të cilat francezët dhe gjermanët donin t`i hapnin perspektivat Bashkimit Europian nuk funksionojnë. Procesi i Lisbonës, i cili premtonte ta kthente rajonin në rajonin më të fortë në konkurencën ekonomike botërore, mbeti atje ku ishte. Në vend që t`i bashkonte kombet Kushtetuta Europiane i ndan ato. Procesi i zgjerimit vazhdon të hasë në rezerva gjithnjë e më të mëdha tek vendet e BE-së. Politika e jashtme unike, e cila u shpërbë që në luftën e Irakut vazhdon të tregohet në praktikë se është vetëm iluzion. Dhe ajo çka dikur ishte kurora e artë e Bashkimit Europian, monedha europiane, po degradohet. Ka shumë mundësi që edhe Komunitetit Europian t`i afrohet aktualisht një kapitjeje institucionale sepse bazës ekonomike po i bëhet gjithnjë e më e vështirë të mbajë ngarkesën e gjigandit supranacional.


"Ostthüringer Zeitung e Gerës për koalicionin:

Aktualisht qeveria nuk është dinamoja. Me siguri Myntefering i penduar e ka regjistruar këtë dhe ekologjistëve nuk ju shkon mendja tek ndonjë ide tjetër më e mirë se sa të nxisin Kryetarin e nevrikosur të SPD-së që të kthehen në kujdestar. Nuk është çudi kur bëhet fjala për fundin që po i afrohet ekologjistëve. Sigurisht që disiplina dhe vendosmëria janë shumë të rëndësishme për prezantimin e një aleance qeveritare. Megjithatë ato nuk mund të shpalosin dinamikë. Dinamika lind nga konceptet, planet, qëllimet e politikës së qeverisë. Sipas sondazheve të fundit zgjedhësit duke se shohin më shumë shtëllunga mjegulle se sa plane qeverisjeje. Zëvendëskancelari Fischer mendonte se kish përjetuar shumë këngë lamtumire. Ka shumë mundësi, por kjo nuk do të thotë se ato nuk kthehen kurrë në lamtumira të vërtetë.

"Badischer Tagblatt" e Baden-Badenit për çështjen e vizave:

Socialdemokratët dhe ekologjistët luajnë një lojë të rrezikshme. Joshka Fisher, dikur figura e vetme e afisheve të ekologjistëve, është duke u ngatërruar me këmbët e veta në grackën e çështjes së vizave. Diçka është e sigurt, spekullimet për përgjegjësinë e ministrit të jashtëm nuk do marrin fund para se ai të flasë para komisionit të vizave. Ndaj Fischer duhet më në fund të tregojë çfarë di, të tregojë se cila ka qenë pjesa e tij në çështjen e vizave. Shumica socialdemokrate dhe ekologjiste në komisionin e hetimit shpreson që nëpërmjet strategjisë se shtyrjes së afatit të mënjanojë pasojat edhe më të mëdha në zgjedhjet e landit Nordrhein Westfalen që mbahen më 22 Maj. Kjo është rruga e gabuar. Sepse zgjedhjet e dështuara në Schleswig- Holstein dhe sondazhet aktuale tregojnë se nëpërmjet çështjes së vizave dhe taktikës që përdor për sqarimin e saj, koalicioni i socialdemokratëve dhe ekologjistëve humbet edhe tek zgjedhësit që i favorizojnë atë.

Dita ndërkombëtare e ujit, reforma e Kombeve të Bashkuara dhe takimi i nivelit të lartë të BE-së