1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prishtina refuzon të fusë çështjen e kufirit me Maqedoninë në pakon e Ahtisaarit

Bekim Shehu22 Shkurt 2007

Autoritetet në Kosovë, thonë se çështja e pa zgjidhur e kufirit Kosovë-Maqedoni, duhet zgjidhur pas përcaktimit të statusit të Kosovës

https://p.dw.com/p/ArYJ
Ndarja e zonave në Kosovë
Ndarja e zonave në KosovëFotografi: AP

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, vazhdojnë të mbajnë qëndimin se
marrëveshja për ndryshimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, e nënshkruar në vitin 2001 në mes autoriteteve të Shkupit dhe Beogradit është e papranueshme për ta. Ata rikujtojnë autoritet Maqedonase se po në vitin 2001, kuvendi i Kosovës ka nxjerrë një rezolutë e cila hëdhë poshtë marrëveshjen Shkup-Beograd. Këto deklarime u bënë tash kur banorët e fshtarave që përfshihen në zonën kufitare të kontestuar kanë shprehur shqetësimin e tyre se autoritet maqedonase, po u kërkojnë atyre që tu blejnë pronat.

Kryeministi Çeku, shpreson se çështja sic e cilëson ai e pa zgjidhur e kufirit juglindor Kosovë-Maqedoni, ku bëhët fjalë për 2500 hektar tokë, nuk do të shkaktojë tensione dhe prishje të marrëdhënjeve Kosovë-Maqedoni. "Ne e shohim këtë çështje si të ngritur pa nevojë dhe është një çështje, e cila nuk i pengon marrëdhëniet e mira në mes Kosovës dhe Maqedonisë dhe nuk e cenon aspak stabilitetin e Maqedonisë", thotë kryeminstri Çeku.

Autoritetet e Maqedonisë, kanë kërkuar që cështja e demarkacionit të kufirit Kosovë -Maqedoni të futët në pakon e ndërmjetësit ndërkombëtar Marti Ahtisari dhe të zgjidhet krahas vendimit për statusin e Kosovës. Mirëpo, autoritetet kosovare mendojnë se çështja e pazgjidhur e kufirit juglindorë të Kosovës, nuk është urgjente dhe nuk rrezikon stabilitetin në këto dy vende. Ata thonë se, çështja mund të zgjidhet në një moment më të përshtatshëm përkatësisht kur Kosova ta ketë përcaktuar statusin e saj politik. Ata thonë se do të vazhdojnë një bashkëpunim shumë të ngjeshur me Maqedoninë për çështje që thjesht kontribojnë edhe për stabilitet në rajon.

Autoritet e Shkupi dhe ato të Beogradit, në vitin 2001, përcaktuan vijën kufitare në mes këtyre dy vendeve dhe marrëveshja përfshiu, 2500 hektarë tokë të Kosovës të cilat kaluan nën administrimin maqedon. Këtë marëveshje e njohu edhe zyra ligjore
e OKB-së, duke e cilësuar marrëveshje të vlefshme.

Marrëveshja në mes Beogradit dhe Shkupit për vijën kufitare shpjegon se kufijtë administrativë shndërrohen në kufij shtetëror, ndërkaq demarkacioni apo përcaktimi në teren është lënë për më vonë dhe kjo për shkakë të reagimeve të autoriteteve të Prishtinës dhe banorëve të zonave kufitare. Ekspertët thonë se, bazuar në parimet e së drejtës ndërkombëtare lejohet që kufijtë të lëvizin vetëm deri në 300 metra hapësirë, mirëpo marrëveshja Shkup Beograd, përfshirë 2500 hektar tokë dhe më këtë disa fshtra shqiptare automatikisht kalojnë nën administrimin maqedon.