1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protestë për lirinë e fjalës në Maqedoni

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë3 Maj 2016

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë në ditën e lirisë së shtypit proteston për të kërkuar të drejtën për informim të pavarur, mospengimin e gazetarëve në punën e tyre dhe përmirësimin e kushteve në median publike.

https://p.dw.com/p/1Igy8
Mazedonien Skopje Journalisten Proteste gegen Haftstrafe für Tomislav Kezarovski
Në Maqedoni protestohet vazhdimisht kundër dënimeve ndaj gazetarëve, imazhe nga protesta kundër dënimit të gazetarit Tomislav Kezarovski, Shkup më 20.01.2014Fotografi: DW/K. Blazevska

Në deklaratën me këtë rast shoqata shkruan:

Në një kohë që mbarë bota demokratike shënon ditën e lirisë e shtypit, ne erdhëm para burgut të Shuto Orizarës sepse simbolika e tij më së miri flet për mungesën e lirisë së mediave në Maqedoni.

Pas këtyre mureve është burgosur gazetari Zoran Bozhinovski, për shkak të akuzave të pabaza. Faji i vetëm i tij është guximi për të shkruar për fytyrën e shëmtuar të pushtetit, për gënjeshtrat, krimin dhe jomoralitetin e tij.

Ata që Maqedoninë e shndërruan në laborator të përgjimit masiv nuk mund të akuzojnë të tjerët për spiunim. Të amenstuarit për krime të rënda nuk mund ta drejtojnë gishtin kundër të tjerëve për ndërmarrje kriminale. Me çfarë fytyre ky pushtet mund të akuzojë një gazetar për shantazh, kur i vetmi mjet i qeverisjes është shantazhi dhe presionet.

Fuqishëm solidarizohemi me kolegun Bozhinovski dhe duam ta sigurojmë se do të qëndrojmë përkrah tij për aq kohë sa ai nuk lirohet nga burgu.

Gazetarët burgosen, rrihen, përgjohen, etiketohen dhe diskreditohen me të vetmin qëllim që të sprapsen të mos flasin për keqpërdorimin e pushtetit. Mediat për shkak të lidhjeve korruptive me pushtetin janë shndërruar në makineri propagande për të mashtruar qytetarët.

Pushteti refuzon refoma në media, të cilat ndieshëm do të përmirësonin gjendjen me lirinë e shprehjes. Patjetër duhet të ndërpritet dhuna kundër gazetarëve, ndërsa autorët ashpër të ndëshkohen. Radiotelevizoni i Maqedonisë patjetër të jetë në shërbim të qytetarëve dhe rregullatori i mediave duhet të jetë i pavaruar nga ndikimet politike.

Kushtetuta e Maqedonisë garanton lirinë e mediave, ndërsa pushteti nuk lejon që kjo e drejtë të jetësohet. Qartë duam ta porosisim pushtetin se me asnjë kusht, nuk do të heqim dorë nga beteja për lirinë e fjalës.