Protesta antiqeveritare për 1 Majin në Tiranë
1 Maj 2007Qindra sindikalistë të cilët mbanin në duar pankarta dhe banderola me slogane antiqeveritare, duke kërkuar hapjen e vendeve të reja të punës, për indeksimin e rritjes se pagave në raport me çmimet, për mbështetjen e familjeve në nevojë etj. Duke ecur përgjatë bulevardit kryesor të kryeqytetit, sindikalistët synonin tërheqjen e vëmendjes për autoritetet dhe politikanët, për masa dhe strategji në zbutjen e varfërisë dhe acarimit të problemeve sociale nga kriza ekonomike ne vend.
Kryetari i Konferderatës Sindikale, Kol Nikolli gjatë tubimit që u mabjt në sheshin "Nënë Tereza" ju tha të pranishmëve, se qeveria aktuale "bën sikur lufton korrupsionin dhe kontrabandën, por kjo përpjekje është vetëm propagandistike, pasi në realitet favorizohet pasurimi i pushtetarëve dhe mbështetsve të tyre." Nikolli kritikoi dhe parlamentarët e të gjitha krahëve që miratojnë ligje dhe amendamente të cilat nuk janë në favor popullatës.
Ndërkohë në protestë kanë dalë ditën e martë dhe simpatizantë e mbështetës të Partisë Komuniste. Nostaligjikë të regjimit komunist mbanin në duar foto dhe buste të Enver Hoxhës, duke thirrur kundër qeverisë dhe politikave "që janë kundër klasës punëtore, për pasurimin e borgjezëve dhe kapitalistëve të pashpirt":
Zyra për mbrojtjen e qytetarëve ka zhvilluar një tubim proteste para Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta, duke kërkuar nga qeveria që të mbajë fjalën për uljen e numrit të papunësisë, vecanërisht në rradhët e të rinjve.