1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

090408 interview stönner biokraftstoff nahrung

Thomas Helfrich / DW-TV10 Prill 2008

Për shkak të kërkesës së lartë për artikuj ushqimorë Banka Botërore pret një rritje rekord çmimesh në mbarë botën. Oliver Stoenner është ekspert për vendet në tranzicion tek ComInvest. Ai tregon arsyet e kësaj tendence

https://p.dw.com/p/Dely
Rriten çmimet e produkteve ushqimore
Rriten çmimet e produkteve ushqimoreFotografi: picture-alliance/ dpa

Një skenar i frikshëm ky që paraqet Banka Botërore! Çmimet e artikujve ushqimorë do të rriten në mbarë botën.

Kjo tendencë është e rrezikshme sidomos për vendet në tranzicion, por nga ana tjetër ajo ofron edhe shanse, u shpreh presidenti i organizatës për ndihmën në zhvillim, Robert Zoellick këtë javë.

Ndërkohë që çmimet e larta shkojnë në favor të ekonomisë bujqësore, të varfrit vuajnë gjithnjë e më tepër. Me çmime të tilla ata nuk arrijnë të sigurojnë dot ushqimin e përditshëm. Ndër arsyet që përmenden për zhvillime të tilla janë kërkesa e lartë globale: trysnia që ushtrohet ndaj çmimeve për shkak të përdorimit gjithnjë e më të madh të biokarburanteve që prodhohen nga misri. Sipas prognozave të Bankës Botërore, çmimet për ushqimet do të vazhdojnë të rriten jo vetëm këtë vit, por edhe në të ardhshmin, vetëm pastaj pritet që ata të pësojnë një rënie të lehtë.

"Nga njëra anë është rritja e shpenzimeve. Mjaft fermerë ndjejnë rritjen e çmimeve tek plehrat kimikë apo tek energjia. Nga ana tjetër kemi një rritje rekord të kërkesës dhe prishje të ekuilibrit kerkësë-ofertë në disa sektorë nga tregjet emergjente ku vjen edhe lënda e parë e agrare. Për këtë arsye ky problem nuk mund të zgjidhet aq shpejt. Po punohet nga ana e qeverisë për këtë po kjo do të kërkojë kohë."

Përdorimi gjithnjë e më i madh i biokarburanteve luan rol në rritjen e çmimeve menon eksperti Stoenner. "Ato ndikojnë edhe më tej në ashpërsimin e situatës së kërkesë-ofertës, por edhe pa komponenten e biokarburanteve do të kishim rritje çmimesh."

Por si mund të frenohet rritja dramatike e çmimeve? Oliver Stoener eksperti për vendet në tranzicion tek Com Invest përmend opcionet e mundshme. Sipas tij nuk mund të cilësohet gjendja si tepër e pashpresë.

"Një zhvillim tepër interesant dhe pozitiv që vihet re është se tregu po lehtësohet ngaqë po merret gjithnjë em shumë në konsideratë importi për të plotësuar periudhat e shtrëngesave. Po lëviz diçka në debatin agrar. Nga ana tjetër do të bëhet i nevojshëm edhe përmirësimi i eficencës në ekonominë bujqësore në mjaft tregje në rritje. Kjo do të thotë edhe rritje dukshme të investimeve në infrastruktrurën e sektorit agrar. Kjo do të prekë vetëm vende të mëdha, si Brazili apo India."