1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Publikohet raporti i Transparency International mbi korrupsionin

Marcel Fürstenau6 Nëntor 2006

Korrupsioni është një ndër arsyet kryesore për varfërinë. 168 shtete, pra shumica e vendeve të botës, që kanë nënshkruar edhe konventën e OKB-së kundër korrupsionit mendojnë kështu. Rreth 162 prej tyre përmenden në listën e organiztës joqeveritare TI

https://p.dw.com/p/AqoC
Logo e Transparency International
Logo e Transparency International

Korrupsioni është një delikt, ku në pamje të parë ka vetëm veprues e jo viktima. Por sigurisht që kjo nuk është e vërtetë, sepse ata që e vuajnë më shumë këtë fenomen janë njerëzit që jetojnë në vendet e varfëra. Në kurriz të tyre pasurohen politikanët, kryetarët e shteteve, biznesmenët dhe bashkëpunëtorët e firmave private. Por
është shumë e vështirë që të gjenden rrjetet e veprimeve korrupte, sepse në përgjithësi mungojnë akuzuesit. Ata që marrin pjesë në biznese të tilla dalin në shumicën e rasteve me një profit të majmë nga kjo lojë. Dhe meqënëse të dyja palët nuk duan të zbulohen, është pothuajse e pamundur t´i gjesh vërtet kriminelët.

Kjo është edhe dilema e organizatës Transparency International. Prandaj tani flitet për indeksin e perceptimit të korrupsionit (Corruption Perception Index; shkurt PCI).

Kryetarja e Transparency International, kanadezja Huguette Labelle shpjegon:
"Ky hulumtim po kryhet me ndihmën e biznesmenëve, që veprojnë vetë në vend apo që kanë kontakte jashtë shtetit. Përveç kësaj kemi involvuar edhe ekspertë nga fushat e ekonomisë dhe shkencës në këtë studim."

Që korrupsioni në vendet e varfëra pa struktura demokratike është më i përhapur, është mëse e qartë. Vendet më të korruptuara janë sipas listës së Transparency International Haiti, Iraku, Sudani dhe Kongo. Sipas shefes së kësaj organizate Labelle, vendet që kanë pësuar luftëra civile dhe ndodhen ende në tranzicion, nuk kanë asnjë shans për përmirësim:

"Një qeveri korrupte, e cila për shembull pasurohet me burimet e veta natyrore si gaz apo naftë, nuk mund të jetë një partnere serioze për investime të huaja. Përveç kësaj në vende të tilla mungon në shumicën e rasteve infrastruktura sociale, e cila është kaq e rëndësishme për investorët e huaj" - shpjegon Labelle.

Vendet më pak korrupte në botë janë vendet perëndimore. Shefi gjerman i Transparency International, Elshorst kërkon nga qeveria gjermane që ta ratifikojë më në fund konventën e OKB-së kundër korrupsionit. Për këtë ratifikim nevojitet ndryshimi i paragrafit 108 të kushtetutës, ku flitet mbi mbrojtjen e deputetevë kundër korrupsionit: "Eshtë standart ndërkombëtar, që edhe blerja e një vote të vetme
është e paligjshme. Por e paligjshme është edhe çdo formë e përdorimit të postit apo pushtetit për interesa personale. Pra çdo akt kombëtar apo ndërkombëtar që nuk gjen mbështetjen e popullit."

Në Gjermani vetëm blerja e votës është e paligjishme. Organizata Transparency International thekson se ky fakt e vështirëson punën e saj për të verifikuar korrupsionin e politikanëve në rastet kur për shembull dikush donaton një shumë të caktuar për një parti që ndodhet në qeveri.